Sport

Milan, çfarë bën në ‘Maradona’! Giroud si në derbi, instikti i tij ndëshkon Napolin

6 Mars 2022, 21:56 Nga DOSJA
Milan, çfarë bën në ‘Maradona’! Giroud si

ITALI– Milan bën skuadrën e madhe në stadiumin ‘Maradona’ përballë Napolit. Skuadra e Piolit fiton me shifrat 1-0 në javën e 28-të të Serie A dhe merr kryesimin e kampionatit italian. Në pjesën e parë dë dyja ekipet ishin shumë kërkuese por pa arritur të gjenin golin.Start fantastik në pjesën e dytë për Milanin.

Në minutën e 48-të, një gjuajtje nga jashtë zonës, gjen Giroud të vendosur në zonë që devijon sa duhet për të dërguar sferën në rrjetë. 0-1 dhe francezi tregon edhe një herë tjetër se është vendimtar për Milanin.

Napoli hidhet para në kërkim të golit të barazimit dhe Saelemaekers humb një shans të artë për të shënuar golin e dytë. Mbyllet 1-0 për Milanin, që merr një fitore me peshë përballë një rivali direkt dhe ngjitet i vetëm në majë të Serie A.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport milan napoli milan napoli

Sondazh

Poll