Sport

Mos e quani më derbi! Katër gola dhe dominimin absolut, Man.City ‘keqtrajton’ United

6 Mars 2022, 18:38 Nga DOSJA
Mos e quani më derbi! Katër gola dhe dominimin absolut, Man.City

ANGLI– Në javën e 28-të të Premier League, derbi i Manchester-it kurorëzon skuadrën e Guardiolës, fitues 4-1 në një ndeshje të dominuar.Pas vetëm pesë minutash lojë City zhbllokoi takimin me Kevin De Bruyne. Një pasim i mirë në zonë nga Silva, gjeti të pambuluar belgun që shënoi një penallti në lëvizje.

Megjithatë, United nuk u demoralizua dhe vendosi ekuilibrat me Jadon Sancho në minutën e 22′. Pas gjashtë minutash, Kevin De Bruyne kaloi sërish ekipin e Guardiolës në avantazh.

Për të vulosur gjithçka më pas mendoi Mahrez që shënoi edhe golin e qetësisë në minutën e 68′. Në fund do të ishte përsëri mesfushori që do të shënonte. Lojtari i shpëtoi mbulimit të mbrojtjes dhe i vetëm përballë portierit e çoi topin në rrjetë.

Kështu takimi përfundoi me rezultatin 4-1 me Manchester City që merr tre pikë shumë të rëndësishme në derbin e Manchesterit dhe ngjitet në kuotën e 69 pikëve, 6 më shumë se Liverpool i vendit të dytë.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport manchester city manchester united manchester city manchester united

Sondazh

Poll