Sport

VIDEO/ Humbi ndaj rivalit ukrainas, sportisti rus hipën në podium me simbole pro luftës

6 Mars 2022, 18:58 Nga DOSJA
VIDEO/ Humbi ndaj rivalit ukrainas, sportisti rus hipën në podium me

UKRAINË– Lufta Rusi-Ukrainë ka solidarizuar disiplina të ndryshme të sporteve, por dhe ka përçarë shumë. Natyrisht vëmendjen më të madhe e kanë marr sportistët e këtyre dy shteteve, të cilat janë në përplasje të ashpër me njëri tjetrin.

Një rast i fundit ka ndodhur në disiplinën e gjimnastikës. Ivan Kuliak, sportisti rus i cili mori pjesë në finalen e paraleleve, mbante shkronjën “Z” në fanellë gjatë garës dhe ceremonisë së çmimeve.
Kjo shkronjë përdoret nga politikanët, aktivistët dhe ndikuesit në favor të presidentit rus për të treguar mbështetjen e tyre për luftën.

Shkronja është pikturuar mbi tanket ruse, mjetet e blinduara që marrin pjesë në pushtimin e territorit ukrainas dhe është bërë simboli i kësaj lufte për rusët. Është shpërndarë në rrjetet sociale nga ata që mbështesin pushtimin dhe supozohet të nënkuptojë fjalët ruse “za pobedu” (“për fitoren”).

Ministria e Mbrojtjes e Moskës ka lëshuar një deklaratë në të cilën thotë se me atë shkronjë nënkuptojmë vetëm fitore dhe asgjë tjetër. Sikur të mos mjaftonte ky provokim specifik, duhet të theksojmë se Kuliak ndau podiumin me Illia Kovtun, gjimnastin ukrainas që fitoi vendin e parë në garë. Sjellja e Kuliak është një shkelje të Kodit të Sjelljes FIG (Fédération Internationale de Gymnastique).

 

Un atleta ruso subió al podio con un símbolo de la invasión a Ucrania, en la Copa del Mundo de gimnasia artística

El gimnasta ruso Ivan Kuliak terminó tercero en barras paralelas y apareció en el podio con una “Z”. A su lado, estaba el ganador: el ucraniano Illia Kovtun. pic.twitter.com/SXTRPFVNGs

— Apolitico ?? (@ApoliticoX) March 6, 2022

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport ivan kuliak rusi ukraine ivan kuliak rusi ukraine

Sondazh

Poll