Politike

“Kanë bërë seks votat me njëra-tjetrën”, Meta ironizon 30 qershorin: Dua një shpjegim shkencor

7 Korrik 2019, 08:45 Nga DOSJA
“Kanë bërë seks votat me njëra-tjetrën”,

Tiranë- Presidenti Ilir Meta ka ironizuar sërish sot zgjedhjet e 30 qershorit në lidhje me çështjen e mbushjes së kutive të votimit me vota. Teksa ka publikuar një postim të një qytetari që shkruan se “votat në zgjedhjet lokale bënë seks”, ai shprehet se për këtë kërkon një shpjegim shkencor.

“Të dashur miq! Duke ju uruar një të diele sa më relaksuese e çlodhëse ju ftoj të gjithëve të gjeni një shpjegim shkencor të shumimit të votave mbi numrin e pjesëmarrësve të votimeve të 30 qershorit!”, shkruan Meta.

Duhet të themi se vendi vijon të jetë në një krizë politike. Opozita nuk i njeh zgjedhjet e 30 qershorit dhe të hënën do të zhvillojë protestën e saj të radhës. Nga ana tjetër Presidenti Ilir Meta ka nxjerrë një datë të re për zgjedhjet, atë të 13 tetorit. Rama shfaqet i vendosur dhe quan të ligjshëm 30 qershorin. Njëkohësisht nga ana e socialistëve ka nisur edhe procedura për shkarkimin e Metës.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike meta ironizon zgjedhjet meta kundër të gjithëve zgjedhjet lokale meta ironizon zgjedhjet meta kundër të gjithëve zgjedhjet lokale

Sondazh

Poll