Sport

Kore për Abramovich gjatë homazhit për Ukrainën, Tuchel kritikon tifozët e Chelsea-t

6 Mars 2022, 14:01 Nga DOSJA
Kore për Abramovich gjatë homazhit për Ukrainën, Tuchel

ANGLI- Thomas Tuchel kritikon tifozët e Chelseat për thirrjet pro Abramovich të kënduara gjatë homazhit për Ukrainën. Para fillimit të ndeshjes Chelsea-Burnley u mbajt një minutë heshtje në mbështetje të popullit ukrainas. Një minutë heshtje e thyer nga tifozët blu.

Por brohoritjet e tyre kanë mërzitur tifozët e Burnley-t, por edhe trajnerin e bluve Thomas Tuchel. Në konferencën e tij për shtyp pas ndeshjes, kritikoi tifozët e klubit dhe dënoi gjestin e tyre. Gjermani, i pyetur për episodin, kërkoi unitet: “Nuk ishte koha për ta bërë, nuk është koha për të dërguar më shumë mesazhe.

Ne kemi treguar gjithmonë respekt ndaj atyre që kanë shkruar historinë e klubit apo të ndonjë skuadre futbolli kur u larguan nga kjo botë. Mendoj se nuk është koha për mesazhe të tjera. Është koha për të treguar respekt’.

Tuchel theksoi se klubi dhe tifozët duhet të qëndrojnë të bashkuar: “Ne e bëjmë këtë sepse të tillë jemi edhe ne si klub. Ne tregojmë respekt si klub dhe kemi nevojë që tifozët tanë të angazhohen për këtë minutë duartrokitje. Tani për tani ne po e bëjmë atë për Ukrainën dhe nuk ka asnjë opinion të dytë për situatën atje. Ne duhet të qëndrojmë së bashku si një klub.”

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport chelsea tuchel chelsea tuchel

Sondazh

Poll