Politike

Dalin fotot/ Shqiptarët nisin përgatitjet para Shtëpisë së Bardhë për protestën kundër Ramës dhe Soros-it

7 Korrik 2019, 08:09 Nga DOSJA
Dalin fotot/ Shqiptarët nisin përgatitjet para Shtëpisë

SHBA- Ditën e sotme në orën 12:00 shoqata “Vatra” në SHBA e mbështetur nga komuniteti shqiptar do të zhvillojë një protestës anti-Soros para Shtëpisë së Bardhë.

Kanë filluar përgatitjet e para për protestën, ku organizatorët do t’i kërkojnë presidentit Donald Trump të shpëtojë Shqipërinë nga spiralja e frikshme e kaosit ku është futur, sipas tyre për shkak edhe të qeverisë Rama.

“Trump të shpëtojë Shqipërinë nga spiralja e frikshme e kaosit ku është futur, ne do të tubojmë per të kërkuar dhe njëherë lidershipin e Presidentit të SHBA për Shqipërinë. Ti kërkojmë Presidentit Trump të mos lejojë segmente të Fondacionit Soros që të rikthejë komunizmin në Shqipëri!,”-shkruhet në njoftimin e shoqatës. Dosja.al ka siguruar një foto nga protesta e sotme, ku ekspozohen deklaratat e Edi Ramës kundra Trump-it si presidentit i SHBA-së.

Disa ditë më parë presidenti Ilir Meta sulmoi hapur filantropin George Soros, për të cilin tha se ka investuar në Shqipëri para, për ta kthyer vendin në një “Deep state” ku qeveriset me PPP. Ai theksoi se kërkohet që presidenti të ketë fatin e Nikolla Gruevskit, i cili tashmë është i arrestuar në Hungari.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike protestë kundra ramës në shba protestë para shtëpisë së bardhë protestë kundra ramës në shba protestë para shtëpisë së bardhë

Sondazh

Poll