Një ditë para protestës, thirrja e Bashës për popullin: Bashkohuni me ne, asnjë hap pas
7 Korrik 2019, 08:24Nga DOSJA
Tiranë- Kreu i PD-së Lulzim Basha ka bërë thirrje që të gjithë nesër t’i bashkohemi protestës së opozitës. Ai është shprehur i prerë se nuk do të ketë më asnjë hap pas për shqiptarët për të dalë kundër diktaturës.
Reagimi i plotë:
Nesër me #8korrik në orën 20:00, bashkohemi të gjithë në Tiranë si njerëz të lirë me dinjitet, prindër, motra, vëllezër, bij e bija shqiptarësh kurajozë, të gjithë bashkë kundër diktaturës së krimit, në mbrojtje të lirisë dhe dinjitetit, për familjet dhe fëmijët tuaj, për#ShqipëriaSiEuropa! Asnjë hap pas! Rama ik.
Duhet të themi se vendi vijon të jetë në një krizë politike. Opozita nuk i njeh zgjedhjet e 30 qershorit dhe të hënën do të zhvillojë protestën e saj të radhës. Nga ana tjetër Presidenti Ilir Meta ka nxjerrë një datë të re për zgjedhjet, atë të 13 tetorit. Rama shfaqet i vendosur dhe quan të ligjshëm 30 qershorin. Njëkohësisht nga ana e socialistëve ka nisur edhe procedura për shkarkimin e Metës.
J.V/Dosja.al
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
SHBA- Ditën e sotme në orën 12:00 shoqata “Vatra” në SHBA e mbështetur nga komuniteti shqiptar do të zhvillojë një protestës anti-Soros para Shtëpisë së Bardhë....
Tiranë- Kryeministri Edi Rama bashkë me familjen e tij ka zgjedhur që fundjavën ta kalojë në det. Rama mesa duket është duke u relaksuar pas samitit në Poloni.M...
Tiranë- Në konferencën e disa ditëve më parë, ku doli kundër të gjithëve, Presidenti Ilir Meta ndër të tjera theksoi se gruaja e tij Monika Kryemadhi ka një pal...
TIRANË– Kryetarja e LSI-së ka dalë ditën e sotme në kryeqytet ku ka zhvilluar një takim me qytetarët e njësisë numër 5. Mirëpo teksa ftonte të gjithë qytet...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta po kalon një mbrëmje buzë detit. Ai ka preferuar ta ndajë me të gjithë ndjekësit e këtij në rrjetet sociale, këtë moment...
KAVAJË– Kreu i Partisë Demokratike ka udhëtuar drejt Kavajës në një kohë që jemi vetëm dy ditë përpara protestës së paralajmëruar të 8 korrikut. Basha ësht...
TIRANË-Ish-deputeti demokrat Endri Hasa ka bërë një denoncim të fortë. Në një dekaratë për mediat, ish-deputeti deklaroi se KQZ-ja ka manipuluar shifrat e ...
TIRANË– Kreu i opozitës Lulzim Basha ka reaguar në një status në rrjetet sociale në lidhje me samitin e Ballkanit Perëndimor që u zhvillua në Poznan ...
TIRANË– Kryetarja e LSI-së ka folur për operacionin e vështirë, për të cilin udhëtoi jashtë vendit. E ftuar në emisionin “Kjo Jave”, Monika Kryemadhi trego...