Politike

Grushte, sherre e patronazhistë! Ç’ndodhi sot gjatë votimeve në 6 Bashki (E PLOTË)

6 Mars 2022, 22:55 Nga DOSJA
Grushte, sherre e patronazhistë! Ç’ndodhi sot gjatë

TIRANË– Procesi i votimit në gjashtë bashkitë, Shkodër, Durrës, Vorë, Dibër, Lushnje dhe Rrogozhinë, nuk ka përfunduar pa incidente. Gjithçka nisi në Vorë, pasi komisionerët e Partisë Demokratike nuk u paraqitën në qendrat e votimit. Ishte nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku e cila në një deklaratë për shtyp tha se komisionerët e PD-së nuk pranoheshin nga ata të Partisë Socialiste e koalicionit ‘Shtëpia e Lirisë’. Tabaku depozitoi edhe një padi. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve iu përgjigj duke sqaruar se komisionerët e PD-së nuk ihsin pranuar pasi si rregull duhet të ishin banorë të zonës, dhe pse Tabaku pretendonte se kishte dërguar njerëz më të specializuar nga Tirana.

Në Durrës, pati një përleshje fizike. Një prej komisionerëve të Partisë Demokratike deklaroi se ishte goditur me grushta nga ana e një mbështetësi të koalicionit të “Shtëpisë së Lirisë”. Ndërhyrja e policisë bëri që situata të qetësohej dhe i shoqëroi të dyja palët në komisariat.

Edhe në Dibër pati përleshje. 40-vjeçari Kudret Farruku u shpall në kërkim pasi goditi me sende të forta komisionerin e Partisë Socialiste, Qemal Spahiu. Gjithashtu në Dibër raportohet edhe për një kuti votimi të dëmtuar, e cila mund të shpallet e pavlefshme. Dosja.al solli dhe një video nga Dibra ku ish-kryetarja e Këshillit Bashkiak shihej që orientonte qytetarët të votonin për Partinë Socialiste në këbim të 20 mijë lekëve të vjetra. Në Lushnjë 20 qytetarë nuk e kishin emrin në listën e votuesve. Një video tregoi rikthimin e patronazhistëve pasi disa persona mbanin në duar listën e zgjedhësve. Gjithashtu, po në Lushnje janë publikuar foto e video që demonstronin votimin familjar.

Kushtet e këqija atmosferike e bënë të pamundur transportin e pajisjeve në disa zona të thella të Shkodrës. Konkretisht në tre qendra nuk është zhvilluar votimi, p[asi komisionerët ngecën në dëborë.

LAJM KRYESOR: Zgjedhje/ Vorën e fiton PS! Pritet numërimi në 5 bashki, bora lë pa votuar Shoshin e Pultin

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll