Politike

VIDEO/ Rishfaqen patronazhistët! Qytetari i kap listat në dorë: Hajde këtu, dorëzoji

6 Mars 2022, 21:01 Nga DOSJA
VIDEO/ Rishfaqen patronazhistët! Qytetari i kap listat në dorë:

LUSHNJE- Patronazhistët e Partisë Socialiste nuk kanë munguar as në këto zgjedhje të pjesshme. Syri.net ka publikuar një video ku një patronazhist po qëndronte me listat e votuesve pranë një Qendre Votimi në Lushjnje. Në lagjen ‘Gafurr Muco’ të Lushnjes, patronazhistët socialistë janë kapur me lista pak metra nga vendi ku votohej për kryetarin e ri të bashkisë. Personi që e filmon, sheh listat e zgjedhësve dhe kërkon që ‘patrinazhisti’ t’ia dorëzojë.

“Lista janë këto, çfarë bëni këtu, dilni jashtë, është me lista ky ore…dorëzo listat këtu, s’ka më, e keni bërë për 15 vite, nuk bëhet më,”- dëgjohet të thotë ai, por personi që ka listat në dorë, largohet. 

LAJMI KRYESOR- Zgjedhjet/Bora lë pa votuar Shoshin e Pultin, anulohet procesi! Probleme në Vorë

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll