Politike

SHERR në Dibër! 40-vjeçari godet Sekretarin e qendrës së votimit, shpallet në kërkim(EMRAT)

6 Mars 2022, 18:49 Nga DOSJA
SHERR në Dibër! 40-vjeçari godet Sekretarin e qendrës

DIBËR– Një 40-vjeçar me emrin Kudret Ferruku, banues në njësinë Administrative Melan, Dibër është shpallur në kërkim pasi akuzohet se ka qëlluar një qytetar me sende të forta. Në njoftimin e policisë bëhet me dije se 40-vjeçari ka goditur me sende të forta 56-vjeçarin me emrin Qemal Spahiu, Sekretar i Komisionit të qendrës së votimit numër 1132.

Njoftimi i policisë:

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër u bë shpallja në kërkim policor dhe po punohet për kapjen e shtetasit K. F., 40 vjeç, banues në njësinë Administrative  Melan, Dibër. Ndaj këtij shtetasi ka bërë kallzim shtetasi Q. S., 56 vjeç, banues në njësinë Administrative Melan, (Sekretar i Komisionit të qendrës së votimit nr 1132), se jashtë ambienteve të kësaj qendre e ka goditur me mjete të forta. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprën penale “Kanosja apo dhunimi i pjesmarrësve në zgjedhje”.

LAJMI KRYESOR- Zgjedhjet/Bora lë pa votuar Shoshin e Pultin, anulohet procesi! Probleme në Vorë

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike

Sondazh

Poll