Politike

Ç’po ndodh në Vorë? Kodi Zgjedhor kundër Bashës, precedenti kundër Berishës

6 Mars 2022, 13:05 Nga DOSJA
Ç’po ndodh në Vorë? Kodi Zgjedhor kundër

VORË- Ajo që po ndodh në Zonën e Administrimit Zgjedhor (ZAZ) 26 në Vorë, pavarësisht ligjshmërisë, mund të jetë fillesa e një precedenti shkatërrimtar për votën e lirë. Anëtari i Komisionit të Zonës së Administrimit Zgjedhor (KZAZ) i zgjedhur nga koalicioni “Shtëpia e Lirisë”, ka bashkuar votat me anëtarët e Partisë Socialiste për të shkarkuar komisionerët e Partisë Demokratike në Komisionet e Qendrave të Votimit (KQV). Kodi Zgjedhor, në nenin 38 thotë se anëtari i KQV duhet të jetë banor i zonës dhe në nenin 39 i jep të drejtën KZAZ të shkarkojë anëtarët e KQV që nuk plotësojnë kushtet oër të qenë zgjedhës në atë zonë, pra që nuk kanë vendbanimin në radhë të parë.

Këto nene kanë shfrytëzuar 4 anëtarët e KZAZ, 3 të PS dhe 1 i “Shtëpisë së Lirisë”, për të përjashtuar komisionerët e PD, të cilët nuk ishin banues të Vorës. PD e ankimoi vendimin tek Komisioneri Zgjedhor dhe në KAS me argumentin se komisionerët janë çuar nga Tirana, jo se PD nuk gjente dot banues të zonës, por sepse ata nuk ishin të trajnuar për procesin e votimit dhe numërimit elektronik që po aplikohet për gjithë Bashkinë e Vorës.

Dy institucionet përgjegjëse për administrimin zgjedhor, vendosën që ta pranonin ankesën, e mirëkuptuan PD, por nuk morën një vendim detyrues, sepse Kodi Zgjedhor nuk ua lejon, në nenet 38 dhe 39. Atëherë nisur nga e drejta për plotësimin e vakancave kur nuk plotësohet kuorumi prej 4 anëtarësh, KQZ rekomandoi që në ato KQV ku ka më pak se 4 anëtarë, të pranohëshin komisionerët e PD, pavarësisht vendbanimit. Duke qenë se asnjë KQV nuk kishte probleme me kuorumin, komisionerët e PD nuk u pranuan.

Kjo është çështja që shaktoi pakënaqësinë e PD, që solli deklaratën e nënkryetares Tabaku dhe njoftimin e PD për padinë ndaj anëtarëve të KZAZ 26 në Vorë. Ky është edhe incidenti më i rëndësishëm i 6 marsit, jo për efektin e sotëm, por për atë që do të ketë nesër. Kodi Zgjedhor vërtetë i jep të drejtë votave të bashkuara të Ramës me Berishën për të përjashtuar komisionerët e Bashës. Ata janë në rregull ligjërisht, por politikisht po krijojnë një precedent të rrezikshëm.

Krijimi i një aleance fluide të njërës palë në opozitë kundër palës tjetër, është një precedent që mund të kthehet në ‘boomerang’ për Berishën, aq më tepër kur Rama dhe Basha kane treguar që, më pak ndërhyrje diplomatike, mund të bashkojnë votat edhe në Parlament. Ta përdorësh gatishëmrinë e Ramës për diversion, vetëm që të eleminosh kundërshtarin opozitar, është një kurth që ngjan me fjalën e urtë: Kush i bën varrin shokut, bie vetë brenda. Aq më keq është kur aleanca përdoret për t’i hequr një force konkurente të drejtën për të mbrojtur votën. A nuk është Rama ai që e kërcënon votën? A nuk duhet të bashkohet opozita per ta mbrojtur votën pavarësisht konfliktit të brednshëm?

E gjithë lëvizja e Berishës, që nga foltorja deri tek Shtëpia e Lirisë u ndërtua për votën, si themelin e demokracisë dhe vendimmarrjes që u shkel në 9 shtator dhe në 18 dhjetor. Sot, duke i hequr të drejtën Bashës për të mbrojtur votat, Berisha tregon se po ta kishte në dorë do vepronte njësoj, do e injoronte votën njësoj dhe se pësimi në lëkurën e vet, nuk e ka bërë të reflektojë për rëndësinë e votës së lirë.

Ka ende kohë deri në përfundimin e procesit të votimit që përfaqësuesit e Berishës të ndërrojnë kurs, të mos flirtojnë me Ramën kundër Bashës duke tundur Kodin Zgjedhor, por të bashkohen me këdo opozitar, me këdo viktimë të 25 prillit 2021, 30 qershorit 2019 dhe 25 qershorit 2017, për të mbrojtur votën nga grabitësi i madh. Aq sa është e mundur.

(e.a.dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike kzaz zaz zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 zonën e administrimit zgjedhor kzaz zaz zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 zonën e administrimit zgjedhor

Sondazh

Poll