LIVE UPDATES
Aktualitet

Zgjedhje/ Vorën e fiton PS! Pritet numërimi në 5 bashki, bora lë pa votuar Shoshin e Pultin

6 Mars 2022, 05:21 Nga DOSJA
Zgjedhje/ Vorën e fiton PS! Pritet numërimi në 5 bashki, bora

TIRANË– 654,538 qytetarë shqiptarë me të drejtë vote kishin mundësinë tu drejtoheshin kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët e rinj të bashkive Vorë, Rrogozhinë, Lushnjë, Shkodër, Dibër dhe Durrës, të cilët do të kenë një mandat 1-vjeçar. Procesi ka nisur që në orën 7 të mëngjesit dhe është mbyllur në orën 19:00 të mbrëmjes së sotme dhe në total kanë marrë pjesë vetëm 30.33% e tyre (afro 216 mijë qytetarë). 10,134 zgjedhës votuan për herë të parë, ndërsa 135 qytetarë nuk janë përfshirë në lista për shkak të dekriminalizimit. Në secilin prej qarqeve kandidatët kishin rendin e tyre në fletën e votimit, ndërsa ndarja u bë në tre fronte: Partia Socialiste, Partia Demokratike dhe koalicioni mes mbështetësve të Sali Berisha dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Në mbështetje të koalicionit “Shtëpia e Lirisë” është edhe Partia Demokristiane, ndërsa në Dibër dhe Durrës garon edhe nga një kandidat i katërt, përfaqësues të “Lëvizja e Re”.

Si ishte pjesëmarrja?

Në tabelën e përditësuar nga KQZ, rezulton se në total kanë votuar vetëm  30.29% e 654,538 qytëtarëve shqiptarë që kishin të drejtë vote. Në vend të parë renditet Dibra me 43.35% e qytetarëve. Në vend të dytë vjen Vora 38.47%, e treta Lushnja me 35.96% dhe e katërta Rrogozhina me 30.92%. Dy vendet e fundit i zënë Shkodra e Durrësi me përkatësisht 29.11% dhe 26.4% të votuesve.

Si shkoi procesi i votimit?

Në tre qendra votimi, në Shosh e Pult procesi i votimit është anuluar pasi komisionerët nuk kanë mbërritur në kohë qendra për shkak të motit të keq. Përveç probleme teknike, në Durrës janë shënuar dhe incidentet, pasi ka pasur përplasje mes dy komisionerëve, atij të Partisë Demokratike dhe atij të koalicionit “Shtëpia e Lirisë”. Të dy janë shoqëruar në Polici, ndërsa pas disa minutash qendra ka nisur sërish me votimet. Në Vorë procesi i votimit ka nisi me vonesë për shkak se disa komisionerë të PD-së mbërritën me vonesë, ndërsa në Dibër; Selishta, Arrasi dhe Sllova janë ende pa drita. Po në këtë zonë, në 11 qendra votimi nuk u krye identifikimi elektronik, por u bë manualisht. Në Dibër gjithashtu u shënua një incident, pasi një 40-vjeçar dhunoi një nga komisionerët e Partisë Socialiste, Qemal Spahiu. 40-vjeçari Kudret Ferruku u shpall në kërkim dhe qendrën e votimit ku ndodhi ngjarja e rrethoi policia.

Vora ishte vendi i vetëm ku votimi u bë në mënyrë elektronike dhe fituesi tashmë është shpallur. Bëhet fjalë për kandidatin e Partisë Socialiste, Blerim Shera. Ai kryesoi me 7530 vota, duke lënë pas kandidatin e koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, Lulzim Vrana me 2589 vota dhe atë të Partisë Demokratike, Ymer Marku që mori vetëm 687 vota. Shera zëvendëson Agim Kajmakun që mori drejtimin e Bashkisë Vorë në vitin 2019, në zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Kajmaku ishte edhe kandidati i vetëm në garë. 4 muaj pas zgjedhjeve, Agim Kajmaku u shkarkua për shkak të dekriminalizimit. Atij iu zbulua arrestimi në Greqi nga Partia Demokratike, gjë që nuk e kishte deklaruar në formular. Për këtë arsye, Kajmaku u largua, ndërsa kryetari i komanduar në Vorë u vu Gentian Picari që e drejtoi Bashkinë Vorë për thuajse dy vite me radhë.

Por kush është Blerim Shera?

Ai është mësues me profesion dhe ka qenë për shumë në emigrim. Vetëm para pak vitesh, Shera, një mësues e psikolog u kthye nga Italia dhe punonte në një shkollë 9-vjeçare në Vorë. Në Vorë ai jeton me bashkëshorten e tij, Brisilda. Shera u prezantua m datë 13 shkurt nga Erion Veliaj, kryebashkiak i Tiranës dhe drejtuesi politik i Partisë Socialite për qarkun e Tiranës.

Çfarë ka deklaruar KQZ?

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi tha se nesër (të hënën), pas orës 22:00 do të mund të shoallen fituesit për pesë bashkitë e tjera. Celibashi tha se janë gjatë procesit të votimit ka pasur problematika, por jo domethënëse për cilësinë e procesit të zgjedhjeve. Dorëzimi i ktuive është bërë dhe pritet që të nisë numërimi nga momenti në moment.

KANDIDATËT DHE BASHKITË:

SHKODËR

Xhemal Bushati-PD

Bardh Spahia- “Shtëpia e lirisë”

Majlinda Angoni-PS

LUSHNJE

Indrit Sefa-PD

Elton Bano- “Shtëpia e lirisë”

Eriselda Sefa-PS

DURRËS

Luan Hoti-PD

Ardian Muka- “Shtëpia e lirisë”

Emirjana Sako-PS

Jonid Nano- “Lëvizja e re”

VORË

Ymer Marku-PD

Lulzim Vrana- “Shtëpia e lirisë”

Blerim Shera-PS

RROGOZHINË

Ferdinand Saraçi-PD

Hekuran Xhani- “Shtëpia e lirisë”

Edison Memolla-PS

DIBËR

Luan Haka-PD

Premtim Kryemadhi- “Shtëpia e lirisë”

Rrahim Spahiu-PS

Dritan Torba- “Lëvizja e re”

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

Mësuesi emigrant që iu fut politikës, kush është Blerim Shera, sot fitoi Bashkinë e Vorës

Fitoi Vorën, Shera: Do fokusohem te puna e lënë përgjysëm, Rama nuk më kanë uruar ende

VIDEO/ Rishfaqen patronazhistët! Qytetari i kap listat në dorë: Hajde këtu, dorëzoji

TABELA/ Situata në Vorë, LSI në 2021 mori më shumë vota se sa PD sot (Krahasimi)

TABELA/ Situata në Vorë, LSI në 2021 mori më shumë vota se sa PD sot (Krahasimi)

Rezultatet ndër vite, kush e ka fituar Vorën nga viti 2015, krahasimi me zgjedhjet sot

Thyhet kutia në Dibër, dyshohet se është mbushur rrugës me vota, s’dihet nëse numërohet

PS fitoi Vorën, Veliaj: Ishte rezultat suprizues edhe për ne

Gara brenda Opozitës, Berisha merr thuajse 4-fishin e votave të Bashës

Celibashi: Rezultati për 6 bashkitë do dalë nesër para orës 22:00

VD-Celibashi shpall fituesin e Vorës, PS merr bashkinë, kandidati i PD del i fundit

Zgjedhjet e 6 marsit! Vjen reagimi i parë nga Partia Demokratike

FOTOT- Ruhet nga policia! Në qendrën e votimit ku qytetari rrahu komisionerin

SHERR në Dibër! 40-vjeçari godet Sekretarin e qendrës së votimit, shpallet në kërkim

Mbyllet votimi, Gjiknuri: Komisionerët të mos intimidohen

Votimi u mbyll! Kur do të shpallet rezultati për Vorën

LAJM I FUNDIT! Votimi u mbyll për 6 bashkitë, cili qytet kryeson për nga pjesëmarrja

LAJM I FUNDIT! Votimi u mbyll për 6 bashkitë, cili qytet kryeson për nga pjesëmarrja

Ora 19:00, mbyllet zyrtarisht votimi për 6 bashkitë!

PS: Prosesi i votimit të Shkodër ka vazhduar normalisht, qytetarët të votojnë

PD nxjerr dokumentin: Berisha bashkoi votat me Ramën kundër demokratëve

2 orë para mbylljes së votimit, PD nga Shkodra: Vota juaj, guri i themelit për shpresën

Deri në orën 17:00! Kryeson Dibra, si është pjesëmarrja në zgjedhje në 6 bashki

VD-Noka i përgjigjet Tabakut: E pafytyrë! Shoqata e bravave s’ka sjellë komisioner, mjerim

VD-Pelinku tregon problematikat: Në dy qendra votohet manualisht, s’u zëvendësuan pajisjet

GJITHÇKA LIVE!E paprecedentë në Lushnjë,djali shoqëron nënën e moshuar,voton në emër të saj

Zgjedhjet në 6 bashki/ Zhgënjen Durrësi e Shkodra, pjesëmarrje minimale, befason Lushnja

Ditët e fundit në krye të Bashkisë, Voltana Ademi: Ja çfarë kam pishman…

ME VIDEO! Ish-kryetarja e Këshillit Bashkiak kërkon vota për PS në Dibër, jep 20 mijë lekë

Ndodh sërish! PD nxjerr foton: Votim familjar në Vorë

FT/ Zgjedhjet në Durrës, militantët e partive foto kartave të identitetit të votuesve

Deri në orën 15:00! Shkodra dhe Durrësi të fundit, si është pjesëmarrja në zgjedhje

Gjekmarkaj-Yuri Kim dhe Celibashit: Komisionerët e PS në Bruçaj duan të spostojnë QV

Fleta me kryq të kuq, Sali Berisha: Këtij i thonë votim ‘alla Sako’! Krim elektoral

Me vendbanim në Tiranë, këta janë dy kandidatët që s’votojnë dot në Bashkitë ku garojnë

Ç’po ndodh në Vorë? Kodi Zgjedhor kundër Bashës, precedenti kundër Berishës

Kaloi afati ligjor! Anulohen zgjedhjet në Shosh dhe Pult

Bora bllokon votimin, komisionerët prej një ore lëvizin jo më shumë se 500 metër

“Salë **!”/ Kandidati i Berishës shpjegon videon ku shante Berishën: Isha qytetar i lirë!

Zgjedhjet e pjesshme vendore,deri në orën 12:00,pjesëmarrja mezi shkon në 15%! Dibra rekord

Zgjedhjet/ Ambasadori gjerman në Shkodër: Kush voton kë, është çështje e elektoratit

Asnjë fjalë për Berishën! Yuri Kim nga Durrësi: Përgjegjësia juaj kështu që… votoni!

Përfaqësuesi i PS, Salianji: PD duhet të propozonte anëtarët, e vetmja shkelje nga Tabaku

Votimet familjare në Vorë, Celibashi: Do verifikohet, nuk e di sa masive është

Denoncimi i PD për Vorën! Celibashi: Propozimet sipas ligjit, plotësohet kuorumi

VD-Zgjedhjet/ Yuri Kim në terren, ndjek procesin në disa qendra votimi në Durrës

Sot zhvillohen zgjedhjet e pjesshme lokale, Berisha: Merrni pjesë në votime

U zu me grushta në Durrës? Jamarbër Malltezi sqaron sherrin: U sqaruam…

VIDEO-DENONCIMI/ Punonjësi i bashkisë Lushnje me lista në QV, kapet mat: Do flasim!

Në Rrogozhinë do votojnë rreth 40 të burgosur për kryetarin e Bashkisë

Zgjedhjet në Lushnje/ Voton Eriselda Sefa: Do të sjell ndryshe modelin e qeverisjes

Zgjedhjet/ Sako voton në Durrës, thirrja: Ftoj qytetarët të marrin pjesë në zgjedhje

Zgjedhjet në Dibër, Kryemadhi: Xhelal Mziu më dërgoi mesazh se kë duhet të votojmë

VD-Elton Bano denoncon: Pjesëtarë të administratës rrinë me lista para derës së QV-ve

VD-Përfaqësuesi i LSI në KQZ: PD caktoi komisionerë në Vorë banorë jashtë saj

Zgjedhjet, PD pa komisioner në 22 QV në Vorë, Celibashi shkon vetë për inspektim

Probleme me zgjedhjet në Vorë, PD përgatit kallëzim penal për anëtarët e KZAZ të PS dhe LSI

Komisionerët të bllokuar në borë!Celibashi: S’kanë imponim nga KQZ, mos të rrezikojnë jetën

VD-Voton në Shkodër! Topalli: Berisha po i bën shërbim të madh vendit

Nuk ka nisur votimi në disa zona, komisionerët e Pultit dhe Shoshës bllokohen nga dëbora

Luan Haka voton në Dibër, mesazhi: Duhet të kemi kryetar që s’kontrollohet nga Tirana

Tensionet e mëngjesit, Celibashi: Duhet të ndryshojë skema e organizimit të QV

Me lagështirë, pa xhama dhe dyer! Qendra shëndetësore kthehet në qendër votimi në Shkodër

VD-6 Marsi/ Tabaku: Subjektet e tjera janë bërë bashkë kundër PD, po votohet në grup

‘Molla e sherrit’/Vora me konflikte!Nis votimi pa komisionerët e PD,Tabaku:Kallëzim penal!

FT/ Situata në Vorë, përfaqësuesi i PD kërkon mbledhje në KQZ

7 orë të bllokuar në borë! Komisioneri flet nga Shoshi: S’po shkojmë dot, kemi që në 3 këtu

Xhemal Bushati voton në Shkodër, thirrja: Tan shkodrant me përdor fuqinë e votës

7 orë të bllokuar në borë! Komisioneri flet nga Shoshi: S’po shkojmë dot, kemi që në 3 këtu

Xhemal Bushati voton në Shkodër, thirrja: Tan shkodrant me përdor fuqinë e votës

Probleme me sistemin në Durrës! Sako qëndroi në pritje, largohet pa votuar

Zgjedhjet/Celibashi: Në Shkodër s’po votohet në 3 qendra votimi, komisionerët s’shkojnë dot

Zgjedhjet/ S’ka nisur ende votimi në Dukagjin. Bllokohen në dëborë komisionerët

Zgjedhjet/ Voton kandidati socialist në Vorë, Shera: E marrim vesh të parët rezultatin

Do votonte kryetarja e Bashkisë, bllokohet pajisja identifikuese në një QV në Durrës

INCIDENTI! Përplasje në Durrës, komisioneri i PD qëllon grushta përfaqësuesin e Berishës

LUSHNJE/ Fletët e votimit hidhen në kutinë e materialeve, kryetarja e KZAZ: S’ka problem

2 orë nga nisja e votimit!Probleme në Lushnje, nuk hapen 11 qendra votimi, mungojnë 20 emra

Dekretoi zgjedhjet, sot shijon ditën e pushimit, Meta pozon me lule: Të diel të mbarë!

Celibashi thirrje qytetarëve në 6 bashki: Votoni! Respektimi i Kodit garanton procesin

Zgjedhjet e 6 Marsit/ Voton kandidatja e PS për Shkodrën, Majlinda Angoni

Dibra pa drita! 3 njësi janë pa energji, probleme e me identifikimin elektronik

S’ka nisur akoma! Bora vështirëson zgjedhjet në Dukagjin! Kutitë e votimit ngel jashtë

Votoi, mesazhi i Luan Hotit: Votoni për Durrësin, Bashkinë t’ua rikthejmë qytetarëve

Me dy gishta lart! Luan Hoti voton i pari nga kandidatët, hedh votën për Durrësin

Ende nuk ka nisur procesi i votimit në Rrogozhinë, ka probleme me kamerat

Zgjedhjet! Rama nxit qytetarët: Votoni! Në Ukrainë po masakrohen për demokracinë

Problemet e para! Komisionerët e PD-së s’paraqiten në Vorë, disa QV ende të mbyllura

E dielë pushimi!Nis procesi i votimi, qendrat janë bosh…qytetarët ‘e shtyjnë’ për më vonë

Zgjedhjet lokale/ GATI! Pajisjet u instaluan, Vora do të bëjë votim elektronik (FOTO)

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore kryesore zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022


Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet