Politike

Nis numërimi i votave në Rrogozhinë, kandidati i PD: E pranoj dhe humbjen, votat u blenë

6 Mars 2022, 22:29 Nga DOSJA
Nis numërimi i votave në Rrogozhinë, kandidati i PD: E pranoj dhe

RROGOZHINË– Dorëzimi i kutive të votimit për Bashkinë e Rrogozhnës ka përfunduar dhe procesi i numërimit ka nisur. Në një prononcim për Report Tv, kandidati i PD-së, Ferdinand Saraçi është shprehur i sigurt për fitoren e tij, duke iu referuar sondazheve. Saraçi shprehet se votat janë blerë me fondet e rindërtimit, por që kjo gjë sipas tij, nuk do ndikojë dhe se do ta marrë ai bashkinë e Rrogozhinës.

“Presim fitoren, nga sondazhet na nxjerrin fitues, janë abuzuar me lekët e tërmetit, nuk është ndjerë tërmeti i nëntorit, janë kompensuar me lekë tërmeti pa pasur dëmtime. Kjo ka ardhur si pasojë e pushtetit vendor dhe qendror me qëllim blerjen e votave, tani janë blerë me lekë tërmeti, ne presim fitoren sonte, nuk do të ndikojë në rezultat. Ulja e pjesëmarrjes, hatërmbetje e qeverisjes, hatërmbetje e kandidatit, ato që nuk kanë marrë pjesë në votim janë më tepër votues të majtë. Ne kemi marrë elektoratin gri dhe pjesën e PD. Kandidatin ‘Shtëpia e Lirisë’ nuk e konsideroj fare, do e pranoj rezultatin edhe në rast humbjeje, edhe nëse do të humbasim,”- tha Saraçi.

LAJM KRYESOR: Zgjedhje/ Vorën e fiton PS! Pritet numërimi në 5 bashki, bora lë pa votuar Shoshin e Pultin

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ferdinand saraçi zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 ferdinand saraçi zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll