Politike

Mësuesi emigrant që iu fut politikës, kush është Blerim Shera, sot fitoi Bashkinë e Vorës

6 Mars 2022, 21:38 Nga DOSJA
Mësuesi emigrant që iu fut politikës, kush është Blerim

VORË– Blerim Shera është fituesi i parë i zyrtarizuar në zgjedhjet e 6 marsit. Kandidati i Partisë Socialiste kryesoi me 7530 vota, duke lënë pas kandidatin e koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, Lulzim Vrana me 2589 vota dhe atë të Partisë Demokratike, Ymer Marku që mori vetëm 687 vota.

Por kush është Blerim Shera?

Ai është mësues me profesion dhe ka qenë për shumë në emigrim. Vetëm para pak vitesh, Shera, një mësues e psikolog u kthye nga Italia dhe punonte në një shkollë 9-vjeçare në Vorë. Në Vorë ai jeton me bashkëshorten e tij, Brisilda.

Shera u prezantua m datë 13 shkurt nga Erion Veliaj, kryebashkiak i Tiranës dhe drejtuesi politik i Partisë Socialite për qarkun e Tiranës. Në një reagim për mediat pas fitores, Shera është shprehur se prioritet do të ketë rindërtimin, por urimin nga ‘shefi i madh’, kryeministri Edi Rama nuk e ka marrë ende.

Shera zëvendëson Agim Kajmakun që mori drejtimin e Bashkisë Vorë në vitin 2019, në zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Kajmaku ishte edhe kandidati i vetëm në garë. 4 muaj pas zgjedhjeve, Agim Kajmaku u shkarkua për shkak të dekriminalizimit. Atij iu zbulua arrestimi në Greqi nga Partia Demokratike, gjë që nuk e kishte deklaruar në formular. Për këtë arsye, Kajmaku u largua, ndërsa kryetari i komanduar në Vorë u vu Gentian Picari që e drejtoi Bashkinë Vorë për thuajse dy vite me radhë.

LAJMI KRYESOR- Zgjedhjet/Bora lë pa votuar Shoshin e Pultin, anulohet procesi! Probleme në Vorë

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike blerim shera blerim shera

Sondazh

Poll