Politike

Fitoi Vorën, Shera: Do fokusohem te puna e lënë përgjysëm, Rama nuk më ka uruar ende

6 Mars 2022, 21:27 Nga DOSJA
Fitoi Vorën, Shera: Do fokusohem te puna e lënë

VORË- Kryetari i sapozgjedhur i Vorës, Blerim Shera ka deklaruar se fokusi i tij si kryebashkiak do të jetë të puna e lënë përgjyëm. Në një prononcim për Repolitix në Report TV, Shera ka deklaruar se urimet e para i ka marrë nga të gjithë qytetarët dhe të afërmit, duke shtuar se me rivalët nuk ka pasur asnjë komunikim.

“Një vlerësim i madh nga ana e qytetarëve që do e përkthejmë me punë, nuk kemi kohë për të humbur, fillojmë shumë shpejt, prioritet rindërtimi. Veliaj ka meritë se është drejtues politik, ka qenë suport gjatë gjithë kohës, fushata është shoqëruar me nivel të lartë qytetarie, fitoi qytetaria se ka qenë një proces i rregullt në çdo njësi administrative. Jemi në KZAZ në Vorë morëm rezultatin nga KQZ, patjetër ka një festë”, tha Shera.

Ai ka deklaruar se deri më tani nuk ka pasur një urim nga ana e kryeministrit Edi Rama, por që sigurisht e pret një gjë të tillë.

Do të na urojë, sapo kemi marrë dhe rezultatin nga KQZ-ja“, u shpreh Shera.

Shera ka deklaruar se kundërshtarëve nuk ka çfarë tu thotë, përveç se janë qytetar të të njetës zonë.

Çfarë kam për t’u thënë kundërshtarëve? Jemi qytetar nga i njëjti vend“, përfundoi Shera.

LAJMI KRYESOR- Zgjedhjet/Bora lë pa votuar Shoshin e Pultin, anulohet procesi! Probleme në Vorë

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike blerim shera zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 blerim shera zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll