Politike

2 orë para mbylljes së votimit, PD nga Shkodra: Vota juaj, guri i themelit për shpresën

6 Mars 2022, 16:44 Nga DOSJA
2 orë para mbylljes së votimit, PD nga Shkodra: Vota juaj, guri i

SHKODËR- Zëdhënësja e Partisë Demokratike u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve në Shkodër që të votojnë masivisht. Gjatë një deklarate për shtyp, ajo ka thënë se vota e qytetarëve është guri i rithemelimit për rikthimin e shpresës dhe i rikthimit të qytetet shkodranëve.

“Të nderuar qytetarë të Shkodrës, Më pak se dy orë na ndajnë nga mbyllja e procesit të votimit. Votë votë bahet Shkodra ndaj, sa më shumë të votojmë, sa më shumë ta shprehim vullnetin tonë të lire, aq më e drejtë do të jetë kjo vendimarrje, për Shkodrën tonë, për të gjithë ne. Le të bëhemi bashkë të rinj e te reja për të vendosur të ardhmen tuaj! Le të bëhemi bashkë, qytetarë te Shkodrës , nana e motra për ta ndërtu së bashku këte andërr të bukur që quhet Shkodër. Ju keni dit gjithmonë me zgjedh! Partia Demokratike ju fton tu drejtoheni qendrave të votimit dhe me vullnetin tuaj të lire, me mencurinë e dashninë për Shkodrën të zgjidhni kryetarin e ardhshëm të bashkisë. Vota juaj sot është guri i themelit për rikthimin e shpresës dhe të nesërmen e një Shkodre tjetër, që ju përket vetem juve. Këto zgjedhje jane për ju. Sot eshte dita kur Shkodra i kthehet shkodranve! Nje falenderim nga zemra per qytetarine e shkodranve te treguar deri tani, si dhe nje ftese te gjithe atyre qe ende nuk kane votuar, te mos e humbin mundesine e fuqise se ndryshimit. SOT FITON SHKODRA!” tha ajo.

LAJMI KRYESOR- Zgjedhjet/Bora lë pa votuar Shoshin e Pultin, anulohet procesi! Probleme në Vorë

(I.A;f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike pd zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 pd zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll