Politike

VD-Pelinku tregon problematikat: Në dy qendra votohet manualisht, s’u zëvendësuan pajisjet

6 Mars 2022, 16:15 Nga DOSJA
VD-Pelinku tregon problematikat: Në dy qendra votohet manualisht, s’u

TIRANË– Nënkryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lealba Pelinku tha se procesi i identifikimit elektronik është mbuluar në 99 % të qendrave të votimit. Në një deklaratë për mediat, ajo përmendi tre qendrat në Shkodër ku është bërë i pamundur votimi, ndërkohë që shtoi se janë zëvendësuar 15 pajisje PEI të identifikimit elektronik. Në dy qendra të tjera votimi, Pelinku tha se nuk është bërë dot zëvendësimi i pajisjeve dhe ka kaluar në proces manual.

“Lidhur me përdorimin e teknologjisë dhe identifikimit eektronik, bëhet fjalë për një mbulim në masën 99% të qendrave të votimit. Situta e djeshme na jepte një panoramë mbulimi 100%, në fakt për problematikat si është në Shkodër, lidhen me vështirësitë që kanë krijuar kushtet klimatike. Në tre qendra votimi ka qenë e pamundur përdorimi i pajisjeve dhe nuk është zhvilluar procesi i votimit. Kemi dhe një qendër në Dibër, por na është bërë me dije në orën 01:00 të mëngjesit dhe nuk është bërë i mundur zëvendësimi i komisionerëve. Vetëm në dy qendra nuk është arritur që të bëhet zëvendësimi, në një rast nuk është respektuar afati prej dy orësh. Rastet e tjera janë marrë masat dhe është bërë zëvendësimi. Në total janë zëvendësuar 15 pajisje,”- tha Pelinku. 

LAJMI KRYESOR- Zgjedhjet/Bora lë pa votuar Shoshin e Pultin, anulohet procesi! Probleme në Vorë

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike lealba pelinku zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 lealba pelinku zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll