Politike

VD-Noka i përgjigjet Tabakut: E pafytyrë! Shoqata e bravave s’ka sjellë komisioner, mjerim

6 Mars 2022, 16:18 Nga DOSJA
VD-Noka i përgjigjet Tabakut: E pafytyrë! Shoqata e bravave s’ka

VORË– Deputeti Flamur Noka i është përgjigjur akuzave të nënkryetares së Partisë Demokratike, Jorida Tabaku e cila pretendoi këtë paradite se komisionerët e PS-së ishin ‘përjashtuar’ dhe nuk po luanin rolin e tyre në Vorë. Nga Vora, Noka, duke e konsideruar PD-në si shoqatë bravash tha se nuk ishte faji i tij që ata nuk kishin sjellë fare komisioner. Anëtari i Komisionit për Rithemelimin e Partisë Demokratike falenderoi qytetarët që kanë votuar dhe i konsideroi një fitore për koalicionin ‘Shtëpia e Lirisë’.


“Duhet të mos kesh fytyrë, duhet që të mos skuqesh dhe të mos zverdhesh, duhet të jesh përfaqësues i Lul Bravës që pasi ja lë gjithë procesin e administrimit zgjedhor me marrëveshje Ramës dhe të dalësh të akuzosh ‘Shtëpinë e Lirisë’ e cila përfaqëson demokratët, opozitarët e regjimit dhe që konform ligjit është pjesëmarrëse në një proces demokratik dhe të detyrueshëm ligjor. Askush s’mund të thotë që ‘Shtëpia e Lirisë’ është pjesë e atyre që thonë përfaqësuesit e Bravës. Shoqata e bravave nuk ka sjellë komisioner, nuk është faji ynë. S’mund të jetë komisioner asnjë individ që nuk është banor i bashkisë. Unë si deputet i zonës i bëj thirrje çdo banori, por keqqeverisja ka efektet e saj. Një pjesë e mirë e qytetarëve janë të zhgënjyer nga kjo qeveri. Vora sot ngjason me Ukrainën, a thua se këtu është bërë luftë. Përgjegjës është vetëm Edi Rama, janë turrur të bëjnë ndërtime këtu dhe një pjesë të banorëve i kanë syrgjynosur në shtëpi me qira. Pa as më të voglin dyshim është një fitore e ‘Shtëpisë së Lirisë’, në Vorë dhe kudo. Nuk ka qytetar që pranon këtë qeveri apo shoqatën e bravave,”- tha Noka ndër të tjera.

LAJMI KRYESOR- Zgjedhjet/Bora lë pa votuar Shoshin e Pultin, anulohet procesi! Probleme në Vorë

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll