Politike

PD nxjerr dokumentin: Berisha bashkoi votat me Ramën kundër demokratëve

6 Mars 2022, 16:57 Nga DOSJA
PD nxjerr dokumentin: Berisha bashkoi votat me Ramën kundër

TIRANË- Partia Demokratike ka akuzuar ish-kryeministrin Sali Berisha se ka bashkuar votat me kryeministrin Edi Rama kundër saj. Me anë të një postimi në Facebook, PD-ja shkruan se Flamur Noka ka trafikuar votat e demokratëve në llogari të djalit të Aqif Rakipit në zgjedhjet e 25 prillit. Në postim gjithashtu shkruhet se ata janë bërë bashkë kundër komisionerëve të PD-së, duke publikuar një dokument, i cili sipas njoftimit tregon pazaret që kanë bërë këta njerëz.

Postimi i PD-së:

Individe që janë pasuruar në kurriz të PD, me votat e demokratëve kanë vijuar edhe sot të sulmojnë PD. E gjithë Vora e di se Flamur Noka ka trafikuar votat e demokratëve për llogari të djalit të Aqif Rakipit në zgjedhjet e 25 prillit. E gjithë Vora dhe Rrogozhina e di se Keltis Kruja ka punuar për Aqif Rakipin. Prandaj dhe sot u bënë bashkë kundër komisionerëve të PD. PD nuk mbetet peng i të korruptuarve, as kriminelëve me të cilët këta individë bëjnë pazare në kurriz të demokratëve. Edhe sot, Berisha i bashkoi votat me Ramën kundër Partisë Demokratike. Ja dokumenti:

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike pd zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 pd zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll