Politike

ME VIDEO! Ish-kryetarja e Këshillit Bashkiak kërkon vota për PS në Dibër, jep 20 mijë lekë

6 Mars 2022, 15:12 Nga DOSJA
ME VIDEO! Ish-kryetarja e Këshillit Bashkiak kërkon vota për PS

DIBËR– Ish-kryetarja e Këshillit Bashkiak në Dibër, Lule Dani ka qenë sot prezente në qendrat e votimit, ku ka shoqëruar shumë qytetarë duke i orientuar të votojnë për Partinë Socialiste në këmbim të 20 mijë lekëve të vjetra. Pamjet e siguruara nga Dosja.al tregojnë Danin nën shoqërinë e qytetarëve të ndryshëm, por në momentin që sheh kamera, ajo përpiqet të largohet. Madje në një çast, i bërtet kameramanit.

“Mos me foto, rri anej ti se me ty e kam,”- thotë ajo.

Edhe vëzhguesit pranojnë që Dani është aty për të nxitur qytetarët që të votojnë për Partinë Socialiste.

“E kam pa, e kam pa, i ka marrë njerëzit dhe u ka thënë të votoni këtej e andej. I kapëm tani po leje,”- thotë një prej tyre. Në vitin 2016 Dani u kap duke blerë vota për Partinë Soicaliste. Ajo iu jepte qytetarëve të njëjtën vlerë si sot, 20 mijë lekë. 

LAJMI KRYESOR: LIVE-Zgjedhjet/Bora lë pa votuar qytetarët në Shkodër! Sherr në Durrës, Sako nuk voton dot…

(F.m.dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike lule dani zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 lule dani zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll