Politike

GJITHÇKA LIVE!E paprecedentë në Lushnjë,djali shoqëron nënën e moshuar,voton në emër të saj

6 Mars 2022, 15:37 Nga DOSJA
GJITHÇKA LIVE!E paprecedentë në Lushnjë,djali

LUSHNJE– Një rast i paprecedentë është regjistruar sot në një qendër votimi në Lushnjë, ku djali ka votuar për të ëmën e tij të moshuar, duke u tentuar që të fshihte se në fakt nëna e tij kishte probleme me sytë. Në asnjë moment e moshuara nuk votoi por vetëm sa qëndroi pranë të birit në dhomën e fshehtë.


“E kam me mua plakën, jam me mamanë, është votim i fshehtë. Ajo është plakë nuk sheh nga sytë,”-tha qytetarëi. Ndërkohë që menjëherë u kërkua ndërhyrja e kryetares së Komisionit, e cila tha: Dy procesverbalet i nxorëm të pavlefshme, dhe zonja do të plotësojë një procesverbal tjetër ku deklaron se djali i saj e shoqëron në dhomën e votimit.

BISEDA MES TYRE: 

Qytetari: Ore zotëri, me mua u fut plaka ore, po ndihmoja mamanë se e kam plakë.

Gazetarët: Zotëria ka plotësuar fletën e votimit për zonjën. 

Një prej komisionereve: Jo nuk do të votojë ai për nënën, ai do ta shoqërojë nënën. Është mamaja e tij dhe po e shoqëronte  në mënyrë që të votonte.

Gazetarët: A mund të votojë djali në vend të nënës?

Komisionerja: Mesa di unë, jo!

Gazetarët: Atëherë si u lejua që të ndodhte kjo gjë?

Komisionerja: Nëna e tij e ka të vështirë, por nëse kjo ka ndodhur atëherë do e kthejmë sërish fletën dhe të votohet sërish, pra atë fletë do e shënojmë të pavlefshme në procesverbal.

LAJMI KRYESOR- Zgjedhjet/Bora lë pa votuar Shoshin e Pultin, anulohet procesi! Probleme në Vorë

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike lushnje zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 lushnje zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll