Politike

VD-Ditët e fundit në krye të Bashkisë, Voltana Ademi: Ja çfarë kam pishman…

6 Mars 2022, 15:16 Nga DOSJA
VD-Ditët e fundit në krye të Bashkisë, Voltana Ademi: Ja

SHKODËR– Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi ka shkuar për të votuar e për të zgjedhur pasardhësin e saj në detyrë. Sot ajo ka shkuar për të votuar e më pas në një deklaratë për mediat ka kërkuar që të gjithë qytetarët të shkojë për të votuar, pasi Bashkia rezulton me pjesëmarrje të ulët në krahasim me tjerët. Po ashtu, ajo ka theksuar se e kishte paralajmëruar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve lidhur me situatën që i priste në zonat e Dukagjinit, ku aktgualisht nuk po zhvillohet votimi. 


“Ushtrova të drejtën time për të votuar në zgjedhjet vendore. U bëj një ftesë të gjithëve, të gjithë atyre që e kanë këtë të drejtë dhe nuk e kanë bërë akoma. Të vijnë të votojnë të lirë, të ushtrojnë këtë të drejtë për një vendimmarrje të rëndësishme për qytetin tonë. Janë edhe 3 orë për të shkuar drejt orës zyrtare të mbylljes së qendrave të votimit. Duhet ta ushtorjmë të drejtën e votës. Anulimi i procesit në Shosh e Pult? Kam bërë 6 kërkesa tek KQZ nuk u morr parasysh, ajo që vlerësuam ndodhi. Është mësim i mirë për të gjitha herët e tjera. Kam 6 javë që e them dhe e vlerësoj stuatën në kushte të jashtëzakonshme. Pishman? Jam e kënaqur që të gjithë qytetarët e Shkodrës kanë mundësi që të ushtrojnë votën e tyre. Pishman jam që kjo nuk ka ndodhur më parë,”-shkruan kryebashkiakja.

LAJMI KRYESOR– Zgjedhjet/Bora lë pa votuar Shoshin e Pultin, anulohet procesi! Probleme në Vorë

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike bashkia shkodër voltana ademi zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 bashkia shkodër voltana ademi zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll