Politike

Gjekmarkaj-Yuri Kim dhe Celibashit: Komisionerët e PS në Bruçaj duan të spostojnë QV

6 Mars 2022, 14:34 Nga DOSJA
Gjekmarkaj-Yuri Kim dhe Celibashit: Komisionerët e PS në Bruçaj

TIRANË – N/kryetari i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj iu drejtua ambasadores së SHBA në Shqipëri Yuri Kim dhe kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Iliran Celibashi se procesi zgjedhor në Shkodër rrezikon të prishet. Nëpërmjet një mesazhi, deputeti demokrat tregoi se në zonën e Bruçajt të Dukagjinit, komisionerët e Partisë Socialiste duan të zhvendosin qendrën e votimit në kundërshtim me kodin elektoral. Kjo qendër votimi nuk është hapur pas mëse 5 orësh dhe Komisioni Zonal i Administrimit Zgjedhor ka njoftuar KQZ që të mos nisë procesi për shkaqe natyrore.

Gjekmarkaj shton se qytetarët shkodranë do të mbrojnë me vendosmëri votën e tyre të lirë.

“Për dijeni Ambasadës Amerikane dhe Zotit Celibashi! Një skandal po tenton të hedhë në erë procesin elektoral në Shkodër të cilin PD e dënon me vendosmëri dhe kërkon ndërhyrje të menjëhershme që të ndërpritet! Pasi kanë kaluar 5 orë dhe në Bruçaj të Dukagjinit për shkaqe natyrore nuk është hapur qendra e votimit dhe KZAZ ka njoftuar KQZ për mos fillimin e procesit, komisionerët e PS po tentojnë në kundërshtim me ligjin ta rihapin atë në kushte komprometimi absolut të kodit elektoral.
Komisionerët e PS duan të spostojnë votimin në një qendër të pamiratuar nga KQZ. Gjithesa bëhet në interes të PS për të bërë atë që dinë të bëjnë më mirë në këto 9 vite, shkatërrimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme. PD nuk do të tolerojë akte të tilla. Kushdo që tenton të hedhe në erë zgjedhjet, shit-blerësit kronikë do të përballen me vendosmërinë e shkodranëve për të mbrojtur votën e lirë si dhe me pasoja të forta ligjore! Shkodra di të mbrojë historinë e saj e po aq vullnetin e saj politik”, shkruan Gjekmarkaj.

LAJMI KRYESOR: LIVE- Zgjedhjet/Bora lë pa votuar Shoshin e Pultin, anulohet procesi! Probleme në Vorë

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike zgjedhjet e pjesshme lokale 6 mars zgjedhjet e pjesshme lokale 6 mars

Sondazh

Poll