Politike

VD-Elton Bano denoncon: Pjesëtarë të administratës rrinë me lista para derës së QV-ve

6 Mars 2022, 10:26 Nga DOSJA
VD-Elton Bano denoncon: Pjesëtarë të administratës

LUSHNJE- Elton Bano, kandidati i “Shtëpisë së Lirisë” për Bashkinë lushnje tha se ka votuar, ndërsa hapësirën në media e ka përdorur për të denonucar lidhur me ndikimin e administratës në vullnetin e qytetarëve. Ai ka thënë për mediat se pjesëmarrja në votime është e ulët dhe se ka vënë re që pranë QV ka persona të caktuar që drejtojnë votuesit për kë duhet votuar.


“Na hapi probleme mungesa e komisionerëve. Problemet janë të shumta. Adminisrata është para çdo qendre votimi. Rrinë aty me lista, duke kapur njerëzit, pjesë e administratës. Luan Baçi ka bërë disa denoncime. Kryetari i Njësisë Administrative Allkaj, Bujar Kullolli rri para derës së QV në fshatin Biçakaj duke intimiduar njerëzit dhe duke i orientuar të votojnë këta që i kanë mashtruar për 15 vite me arrogancë. Kam qenë në terren, pjesëmarrja është e ulët, mbase dhe nga kushtet atmosferike,”- tha Bano.

LAJMI KRYESOR: Zgjedhjet/Bora lë pa votuar qytetarët në Shkodër! Sherr në Durrës, Sako nuk voton dot…

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike elton bano zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 elton bano zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll