Politike

Komisionerët të bllokuar në borë!Celibashi: S’kanë imponim nga KQZ, mos të rrezikojnë jetën

6 Mars 2022, 09:55 Nga DOSJA
Komisionerët të bllokuar në borë!Celibashi:

TIRANË- Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka folur për Top Channel në lidhje me situatën e vështirë e shkaktuar nga kushtet e motit në Shosh dhe Pult, ku komisionerët janë bllokuar nga dëbora dhe ende nuk ka nisur procesi i votimit në disa qendra votimi. Celibashi tha se janë duke e monitoruar situatën ndërsa komisionerët nuk duhet të rrezikojnë jetën.

Nuk po votohet për shkak të pamundësisë që komisionerët kanë për të shkuar në qendrat e votimit. Në Vorë dhe kudo tjetër po zhvillohet procesi i votimit normal dhe pa problematika të theksuara, por gjithsesi ne jemi duke monitoruar dhe duke e ndjekur këtë situatë. Mbaj në vëmendje që edhe në zgjedhjet e mëparshme ka patur tension dhe më pas gjërat fillojnë qetësohen e relaksohen duke shpresuar që do vijojë ky trend,”-tha Celibashi.

Ndër të tjera, Celibashi tha se procesi në bashkinë e Shkodrës do të konsiderohet i ligjshëm nëse procesi fillon brenda orës 13:00.

“Procesi i votimit vazhdon në të gjithë qendrat e tjera të votimit. Edhe në Shosh nëse procesi i votimit fillon jo më shumë se 5 orë, procesi rezulton i vlefshëm pra nëse fillon brenda ora 1, konsiderohet i ligjshëm. Është nën të drejtën dhe përgjegjësinë e tyre për të vendosur për të filluar procesin e votimit apo jo për shkak të kushteve atmosferike. Nuk mund të ketë asnjë imponim nga KQZ për më tepër se ata e dinë më mirë se ne situatën. Nga ajo çfarë kemi parë, situata është vërtetë shumë e vështirë dhe nuk duhet vënë në rrezik jeta e komisionerëve. Personalisht do ta këshilloja që të tregojnë të gjithë kujdesin për këtë çështje. Nuk kanë asnjë arsye përse të vënë në rrezik jetën,”-shtoi Celibashi. 

LAJMI KRYESOR: LIVE-Zgjedhjet/Bora lë pa votuar qytetarët në Shkodër! Sherr në Durrës, Sako nuk voton dot…

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ilirjan celibashi zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 ilirjan celibashi zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll