Politike

Nuk ka nisur votimi në disa zona, komisionerët e Pultit dhe Shoshës bllokohen nga dëbora

6 Mars 2022, 09:50 Nga DOSJA
Nuk ka nisur votimi në disa zona, komisionerët e Pultit dhe

SHKODËR – Moti i keq ka shkaktuar probleme lidhur me nisjen e votimeve në disa zona të thella malore të Shkodrës. Komisionerët e qendrave zgjedhore në Pult dhe Shoshë të Dukagjinit janë bllokuar në rrugë për shkak të dëborës. Për shkak të kësaj, procesi zgjedhor në këto dy zona ende nuk ka nisur.

Vetë kryetari i KQZ Ilirian Celibashi raportoi se në disa zona malore, procesi zgjedhor ende nuk ka nisur për shkak të dëborës.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike

Sondazh

Poll