Politike

FT/ Situata në Vorë, përfaqësuesi i PD kërkon mbledhje në KQZ

6 Mars 2022, 09:33 Nga DOSJA

TIRANë – Partia Demokratike kërkon që të mblidhet urgjentisht Komisioni Qendror i Zgjedhjeve lidhur me situatën zgjedhore në bashkinë e Vorës. Nëpërmjet juristit të PD Marash Logu, selia i ka dërguar kërkesë me shkrim KQZ që të zhvillojë një mbledhje urgjente për procesin zgjedhor në këtë bashki.

Kryetari i KQZ Iliran Celibashi tha në deklaratë për mediat se gjysma e komisionerëve të PD në qendrat e votimeve mungojnë për shkak se nuk kanë marrë autorizimet. Ai shtoi se  kuorumi minimal i komisionerëve është arritur dhe votimi po zhvillohet normalisht.

LAJMI KRYESOR: LIVE-Zgjedhjet/Bora lë pa votuar qytetarët në Shkodër! Sherr në Durrës, Sako nuk voton dot…

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike marash logu zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 marash logu zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll