Politike

Luan Haka voton në Dibër, mesazhi: Duhet të kemi kryetar që s’kontrollohet nga Tirana

6 Mars 2022, 09:46 Nga DOSJA
Luan Haka voton në Dibër, mesazhi: Duhet të kemi kryetar që

DIBËR-Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Dibrës, Luan Haka në një deklaratë për gazetarët pas votimit, deklaroi se ka ardhur koha që Dibra të ketë një kryetar bashkie që nuk drejtohet nga Tirana, ministrat apo ish-ministrat e qeverisë. Në fjalën e tij, Haka theksoi se në disa qendra votimi nuk ka drita, ndërsa banorët e disa fshatrave janë të detyruar për të ecur me kilometra të tëra për të votuar. Ai theksoi se janë konstatuar disa shkelje para zgjedhjeve dhe në lidhje me to është bërë edhe denoncimi në SPAK.

FJALA E PLOTË:

Siç shikoni kjo bore e bardhe, kjo bore e bardhe per Dibren, sjell shprese per ndrysim per neser. Sapo votova. Dhashë nje vote per Dibren dhe per dibranet. E nensermja do te jete me ndryshe. Mendoj se Dibres i ka ardh koha qe te kete nje kryetar bashkie dhe jo nje kryetyar bashkie qe drejtohet nga Tirana, nga ministra dhe drejtore ne Tirane. Ne Lure sot nuk shkojne dot per te votuar sepse nuk ka arruge. Sikur ato leke qe kane harxhuar ne keto dite nga misnitra dhe drejtore sot Lura do te kishte nje dite ndryshe.Fitore per PD!Sipas informacioeve qe kemi ne disa zona nuk votohet dot se nuk ka drita.Lura ka vertem nje qender votimi, 15 fshatra duhet te shkojne ne kete qender votimi.Shkeljet jane konstatuar para zgjedhjeve. PS nuk I le per momentin e fundit. PS dje ka shperndare ndihme ekonomike duke dhenemilitanteve leke per zgjedhjet. Te gjitha komunat nga Sllava, Arrazi, Luzni dhe Maqellare. Faktet konkrtete kemi bere denoncime ne SPAK. Ditet ne vijim do jete cdo gje transparente.

LAJMI KRYESOR: LIVE-Zgjedhjet e pjesshme vendore/Nis votimi, probleme në zonat e thella, Rama: Votoni!

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike luan haka zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 luan haka zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll