Politike

VD-6 Marsi/ Tabaku: Subjektet e tjera janë bërë bashkë kundër PD, po votohet në grup

6 Mars 2022, 09:38 Nga DOSJA
VD-6 Marsi/ Tabaku: Subjektet e tjera janë bërë bashkë

TIRANË– Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ishte e pranishme ditën e sotme në zonën e Vorës, prej nga ka deklaruar se Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim janë bërë bashkë. Tabaku tha se PD dërgoi njerëz të trajnuar për votimin elektronik në Vorë, edhe pse ligji e parashikon që anëtarët e QV-ve duhet të jenë banorë të njësisë administrative ku votohet.


DEKLARATA E TABAKUT:

Me nje vendim te paprecedente tre anetare te PS bashkuan voten me anetaret e LSI kane refuzuar qe te zbatojnë vendimin e komisionerit të zgjedhjeve të marrë gjaë ditës së djeshme, për emërimin e komisionerëve të PD dhe vendimin e Kolegjit të Apelimit të marrë mbrëmë në orën 02.00 të natës. Ndërkohë që flasim në qendrat e votimit janë emëruar 22 sekretarët të cilët i përkasin PD dhe akoma nuk ka një vendim për kryetarët të cilët i përkasin po PD në 22 qendrat e tjera. Të gjithë përfaqësuesit e PD janë nëpër komisione si vëzhgues por nuk janë duke kryer rolin e tyre si kryetar. Unë iu bëj thirrje subjekteve politike të kalojnë përtej porosive partiake dhe politike, përtej atyre që i urdhërojnë me telefon dhe me mesazhe dhe të zbatojnë vendimin e Komisionerit të Zgjedhjeve dhe vendimin natën vonë mbrëmë të KAS-it. Të gjithë përfaqësuesit e PD janë nëpër komisione. Unë që në orën 07.00 të mëngjesit kam lëvizur në pjesën më të madhe të qendrave dhe kam vënë re që ashtu siç e deklarova përfaqësuesit e PS me përfaqësuesit e LSI nëpër komisione kanë refuzuar që të zbatojnë këtë vendim.

I kërkoj të gjithë qytetarëve të Vorës, i kërkoj të gjithëe qytetarëve të Marqinetit, të Gërdecit, Marikaj, Muçajt, Fushë Prezë dhe të gjithë zonave përreth në bashkinë Vorë dhë të vijnë dhe të votojnë masivisht për subjektin Partia Demokratike.Siç e shikoni në fletën e votimit ka vetëm një subjekt që e përfaqëson opozitën shqiptare që është Partia Demokratike, subjektet e tjera janë bërë të gjitha bashkë kundër Partisë Demokratike.

LAJMI KRYESOR: LIVE-Zgjedhjet/Bora lë pa votuar qytetarët në Shkodër! Sherr në Durrës, Sako nuk voton dot…

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike jorida tabaku zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 jorida tabaku zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll