Politike

Tensionet e mëngjesit, Celibashi: Duhet të ndryshojë skema e organizimit të QV

6 Mars 2022, 09:41 Nga DOSJA
Tensionet e mëngjesit, Celibashi: Duhet të ndryshojë skema e

TIRIANË – Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve tha lidhur me tensionet e krijuara në disa qendra votimi sot se partitë politike nuk e administrojnë zakonisht këtë proces. Ai theksoi se kandidatët e forcave politike ndodhen nën tensionin e partive dhe KQZ. Ai shtoi se duhet të ndryshojë skema e menaxhimit të qendrave të votimit.

Lidhur me mungesën e energjisë elektrike në disa qendra votimi, Celibashi tha se pret që të kthehet brenda 2-3 orësh.

“Në fakt, jemi të dëshmitarë personalisht që fillimi I procesit fillon me tension të panevojshëm pa arsye. Ndoshta mëngjesi I gjen me përgjegjësi të shtuar komisionerët. Nuk ka patur impakt në procesin e votimit. Me bindjen e plotë si administrojmë procesin zgjedhor e them me bindje se partitë kanë rol në proces, nuk e reflektojnë si duhet. Gjenden nën presionin e kandidatëve të udhëheqësve të KQZ që ju thoni bëni kshu se do shkoni në burg. Duhet të ndryshojë skema e organizimit të qendrave të votimit.

Pajisja e identifikimit elektronik siguron një pavarësi nga rrjeti normal me energji elektrike nga 6-8 orë. OSHEE e falenderoj se I kanë marrë të gjitha masat. Shpresojmë që prej 2-3 orësh të zgjidhet përpara se të ngryset. Identifikimi elektronik po vazhdon në ato qendra që është ndërprerë energjia. Shpresojmë që të rregullohet dhe të mos ketë probleme me shikimin. Identifkimi elektronik ka pavarësi në furnizimin e rrjetit”, u shpreh Celibashi.

(d.v/dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ilirian celibashi zgjedhjet e pjesshme lokale 6 mars ilirian celibashi zgjedhjet e pjesshme lokale 6 mars

Sondazh

Poll