Politike

VD-Xhemal Bushati voton në Shkodër, thirrja: Tan shkodrant me përdor fuqinë e votës

6 Mars 2022, 09:14 Nga DOSJA
VD-Xhemal Bushati voton në Shkodër, thirrja: Tan shkodrant me

SHKODËR– Kandididati i Partisë Demokratike në Bashkinë e Shkodrës Xhemal Bushati votoi ditën e sotme në qendrën e votimit. Pas votimit ai tha se sot shkodranët do të përdorin fuqinë e votës së tyre.

Ndër të tjera ai shtoi se sot demokratët janë bashkë ndërsa problemet do ti zgjidhin pas datës 6 mars.


‘Sot është dita kur tan shkodranët do të përdorin fuqinë e votës së tyre. I ftoj qytetarët e Shkodrës dhe të gjitha njësive administrative të votojnë, ta ushtrojnë këtë të drejtë. Sa më shumë të votojmë, sa më shumë ta shprehin vullnetin e tyre të lirë, aq më e drejtë do të jetë kjo vendimmarrje, për Shkodrën tonë, për të gjithë ne. Komisionerët e PD janë në krye të detyrës dhe vonesat janë për arsye organizative që nuk varen prej tyre Demokratët sot janë bashkë, problemet e tyre i zgjidhin pas datës 6 mars’– tha Bushati.

LAJMI KRYESOR: LIVE-Zgjedhjet e pjesshme vendore/Nis votimi, probleme në zonat e thella, Rama: Votoni!

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike xhemal bushati zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 xhemal bushati zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll