Aktualitet

Zgjedhjet! Rama nxit qytetarët: Votoni! Në Ukrainë po masakrohen për demokracinë

6 Mars 2022, 06:51 Nga DOSJA
Zgjedhjet! Rama nxit qytetarët: Votoni! Në Ukrainë po masakrohen

TIRANË– Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje qytetarëve që të shprehin vullnetin e tyre dhe të marrin pjesë në zgjedhjet e pjesshme lokale për 6 Bashki të vendit. Teksa ka nisur procesi i votimit për zgjedhjet e pjesshme vendore, kryeministri Rama këshillon qytetarët se duhet të ushtrojnë këtë të drejtë themelore demokratike për të zgjedhur edhe në respekt të atyre që në lindje të Europës, duke nënkuptuar Ukrainën, po masakrohen për të mos e humbur atë të drejtë bashkë me demokracinë.

MIRËMËNGJES dhe me ftesën për qytetarët e 6 bashkive në Shqipëri ku sot votohet, që ta ushtrojnë të drejtën themelore demokratike për të zgjedhur edhe në respekt të atyre që në lindje të Europës, po masakrohen për të mos e humbur atë të drejtë bashkë me demokracinë, ju uroj një të dielë të qetë,”-shkruan Edi Rama.

Votimi ka nisur në orën 7.00 i cili pritet të zgjasë deri në orën 19:00 të pasdites. Njësitë vendore ku do të mbahen këto zgjedhje janë bashkitë Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnjë. E sipas rregullave të përcaktuara nga KQZ, qendrat e votimit hapen në orën 7:00 dhe mbyllen në orën 19:00.

LAJMI KRYESOR: Zgjedhjet e pjesshme vendore, 650 mijë qytetarë u drejtohen kutive të votimit në 6 bashki

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike edi rama zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 edi rama zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll