Aktualitet

Lufta/ Rruga pranë ambasadave në Tiranë merr emrin ‘Ukraina e Lirë’

6 Mars 2022, 06:19 Nga DOSJA

TIRANË– Njëra nga rrugët e bllokut ku ndodhen selitë e ambasadave në Tiranë, pranë ambasadës së Ukrainës, ambasadës Ruse dhe asaj Serbe, do të emërtohet Ukraina e Lirë”.

Lajmin e dha ditën e djeshme kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili e vlerësoi këtë gjest të Tiranës si një mesazh të qartë se s’mund të rrimë duarkryq pas asaj çka po ndodh me sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës. Veliaj, i cili së bashku me ambasadorin e Ukrainës në Tiranë, Volodymyr Shkurov, ndihmuan në ngarkimin e kamionit të parë me ndihmat e mbledhura nga qytetarët e Tiranës për qytetarët e Ukrainës, tha se është krenar për gjithë këtë bujari e solidaritet.

“Ne vërtet nuk mund të çojmë armë, por mund të çojmë ushqime dhe një mesazh. E një nga mesazhet që duam të çojmë, përmes Këshillit Bashkiak të Tiranës të hënën, është vendimi për të emërtuar një segment në bllokun e selive të ambasadave, që ndodhet pranë ambasadës së Ukrainës, me emrin Rruga “Ukraina e Lirë”. Ky është një mesazh që po jepet nga shumë qytete. Qëllon që në atë rrugë ndodhet edhe Ambasada e Rusisë – do të duhet që, ata, dhe të gjithë të tjerët aty, ta ndërrojnë adresën në kartëvizita me rrugën “Ukraina e Lirë”. Është një mënyrë për të treguar se ne nuk mund të rrimë duarkryq,” u shpreh Veliaj.

Ambasadori Shkurov falenderoi veçanërisht kryetarin e Bashkisë së Tiranës, i cili bëri të mundur shumëfishimin e ndihmave në drejtim të popullit të tij.

Ne kemi pasur si pikë grumbullimi Ambasadën e Ukrainës, por me ndihmën e Bashkisë së Tiranës, patëm më tepër punë. Na u mundësua edhe një magazinë. Kam një falënderim shumë të veçantë për Kryetarin, por edhe një mesazh personal për shumë njerëz që janë prezent këtu, për popullin shqiptar, sepse pa praninë e tyre, pa ndihmën e tyre, nuk do kisha mundësinë të flisja sot, kështu siç po flas përpara jush. Mund të them se është një lloj fushate binjakëzimi midis Bashkisë së Kievit dhe Bashkisë së Tiranës,” u shpreh ai.

Ambasadori Shkurov vlerësoi gjithashtu edhe gjestin tradicional të mikpritjes shqiptare, që po dëshmon tashmë edhe me Ukrainën e goditur nga lufta vlerat e saj. “Ne kemi shumë oferta që na kanë ardhur kohët e fundit. Janë mbi 1000 oferta për refugjatët që do të vijnë nga Ukraina. Për këtë doja të falënderoja popullin shqiptar,” vlerësoi Shkurov.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet lufta ukraine-rusi rruga ne tirane tirane lufta ukraine-rusi rruga ne tirane tirane

Sondazh

Poll