Aktualitet

Plagosja e Meçajt në Vlorë! Shoqërohen 7 persona, sekuestrohen kamerat e sigurisë

6 Mars 2022, 05:44 Nga DOSJA
Plagosja e Meçajt në Vlorë! Shoqërohen 7 persona,

VLORË– 7 persona janë shoqëruar në polici, si të dyshuar për atentatin ndaj Romeo Meçajt që ndodhi mbrëmjen e kaluar pranë stadiumit të qytetit ‘Flamurtari’. Këta persona dyshohet se mund të kenë dijeni për ngjarjen e cila la të plagosur rëndë 33-vjeçarin, i cili u qëllua 15 herë me armë. Policia ka bërë të mundur sekuestrimin e kamerave të sigurisë në një lokal pranë vendngjarjes, aty ku u gjetën dhe 12 gëzhoja.

Romeo Meçaj u qëllua me breshëri kallashnikovi brenda mjetit të tij tip “Land Rover” rreth orës 21:00 të mbrëmjes. 33-vjeçari po parkonte mjetin e tij, kur disa persona i janë afruar dhe e kanë qëlluar me armë zjarri, pasi e kanë pritur “shënjestrën” e tyre pranë stadiumit, ndërsa kanë pasur dijeni të lëvizjeve të tij.

Pas të shtënave autorët u larguan me shpejtësi, ndërsa dogjën automjetin e tyre në zonën e quajtur “Shtatë Pallatet”, pranë Ujit të Ftohtë. Sipas Policisë së Shtetit, makina rezulton me targa të vjedhura, ndërsa brenda saj janë gjetur dy kallashnikovë të djegur, të cilët dyshohet se u përdorën për të qëlluar në drejtim të 33-vjeçarit Meçaj i cili ndodhet i shtruar në spitalin e Traumës në Tiranë në gjendje të rëndë për jetën.

I riu rezulton të jetë pronar i një lokali në zonën e Lungomares në Vlorë. Policia ka nisur hetimet dhe nuk përjashtohet pista e hesapeve të vjetra.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet plagoset romeo meçaj romeo meçaj plagoset romeo meçaj romeo meçaj

Sondazh

Poll