Aktualitet

Atentat në Vlorë/ Pronari i lokalit qëllohet brenda makinës, autorët djegin mjetin

5 Mars 2022, 19:48 Nga DOSJA
Atentat në Vlorë/ Pronari i lokalit qëllohet brenda makinës,

VLORË– Romeo Meçaj, 33 vjeç, është plagosur me breshëri kallashnikovi brenda mjetit të tij tip “Land Rover” pranë stadiumit të qytetit, “Flamurtari”. 33-vjeçari po parkonte mjetin e tij, kur disa persona i janë afruar dhe e kanë qëlluar me armë zjarri, pasi e kanë pritur “shënjestrën” e tyre pranë stadiumit, ndërsa kanë pasur dijeni të lëvizjeve të tij.

Pas të shtënave ata u larguan me shpejtësi, ndërsa dogjën automjetin e tyre në zonën e quajtur “Shtatë Pallatet”, pranë Ujit të Ftohtë. Sipas Policisë së Shtetit, makina rezulton me targa të vjedhura, ndërsa brenda saj janë gjetur dy kallashnikovë të djegur, të cilët dyshohet se u përdorën për të qëlluar në drejtim të 33-vjeçarit Meçaj. Megjithatë janë dërguar në laborator për t’u testuar e për të mësuar nëse janë përdorur në ngjarje të tjera kriminale.

Nga ana tjetër, i plagosuri është nisur me urgjencë për në Tiranë pasi ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Mësohet se plumbat e kanë kapur në afërsi të kraharorit dhe në gjymtyrët e poshtme. Romeo Meçaj jetonte në lagjen “Pavarësia” të Vlorës dhe njihej në qytet si pronari i një lokali në zonën e Lungomares, por akoma mbetet e paqartë arsyeja e tentativës për ta eliminuar. Si pasojë e të shtënave, gjendja e tij paraqitet serioze, ndërsa është nisur me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Policia e Vlorës ka ngritur pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit, në përpjekje të identifikimit dhe kapjes së autorëve të atentatit. Ndërsa gjithashtu e gjithë zona është e survejuar me kamera sigurie, ndërsa po punohet për kapjen e detajeve të tyre për të shkuar drejtë gjurmëve të agresorëve.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

U qëllua për prishjen e pazareve të drogës? Kush është Romeo Meçaj, u plagos sot në Vlorë

Vlorë/I shpëtoi atentatit,plumba në këmbë e kraharor,i riu niset me urgjencë drejt Tiranës

FOTO: U qëllua me kallashnikov, kush është 30-vjeçari që i shpëtoi atentatit në Vlorë

FOTOT: Mjeti ‘shoshë’ me plumba… Si ndodhi atentati në Vlorë, pamjet nga ‘Land Roveri’

E qëlluan me breshëri kallashnikovi! Zbulohet kush është i plagosuri në Vlorë…

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet atentat ne vlore plagoset romeo meçaj romeo meçaj vlore atentat ne vlore plagoset romeo meçaj romeo meçaj vlore

Sondazh

Poll