Aktualitet

Vlorë/I shpëtoi atentatit,plumba në këmbë e kraharor,i riu niset me urgjencë drejt Tiranës

5 Mars 2022, 21:03 Nga DOSJA
Vlorë/I shpëtoi atentatit,plumba në këmbë e kraharor,i

VLORË- Pak minuta pas plagosjes së Romeo Meçajt, një mjet gjendet i djegur në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë. Dyshohet se ky mjet i përket autorëve ndërsa brenda saj u gjendën edhe dy kallashnikovë. Armët do të dërgohen për ekspertizë në laborator për të bërë të mundur identifikimin e autorëve përmes gjurmëve që mund të kenë lënë, gjithashtu për të mësuar nëse janë përdorur në ngjarje të tjera kriminale.

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 05.03.2022, rreth orës 20:35, në afërsi të pallatit të sportit, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri shtetasi R. M., 33 vjeç, banues në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, janë ngritur pika kontrolli në të gjitha pikat hyrëse-dalëse të Vlorës, me qëllim kapjen e autorëve.

Gjatë krehjes së zonës, shërbimet e Policisë kanë gjetur në zonën e quajtur “7 pallatet”, në afërsi të Ujit të Ftohtë, një automjet të djegur, brenda të cilit janë konstatuar dy armë zjarri kallashnikov të djegura. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe është duke sekuestruar çdo provë të mundshme materiale që do të shërbejë për identifikimin e autorëve të ngjarjes.

LAJMI KRYESOR: Atentat në Vlorë/ Pronari i lokalit qëllohet brenda makinës, autorët djegin mjetin

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet atentat ne vlore plagoset romeo meçaj romeo meçaj atentat ne vlore plagoset romeo meçaj romeo meçaj

Sondazh

Poll