Aktualitet

Zgjedhjet lokale/ GATI! Pajisjet u instaluan, Vora do të bëjë votim elektronik (FOTO)

6 Mars 2022, 06:13 Nga DOSJA
Zgjedhjet lokale/ GATI! Pajisjet u instaluan, Vora do të bëjë

VORË– Gjithçka është gati! Në Bashkinë e Vorës pritet që të nisë votimi, ku në 44 qendra votimi do të bëhet votimi elektronik. Siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme, të gjitha makineritë janë shpërndarë dhe rezultati i fituesit pritet që të dalë fill pas mbylljes së procesit të votimit në orën 19:00.

Nga të gjashta, Vora është e vetmja bashki ku edhe do të testohet procesi elektronik, kjo për shkak se numri i pajisjeve të votimit përkon me të gjitha qendrat e votimit, pasi kjo Bashki ka edhe numrin më të vogël të votuesëve. Më herët, në procesin zgjedhor të votimeve parlamentare më 25 prill, votimi elektronik u implementua në njësinë numër 10 në Tiranë. 

LAJMI KRYESOR: Zgjedhjet e pjesshme vendore, 650 mijë qytetarë u drejtohen kutive të votimit në 6 bashki

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore kryesore bashkia vore zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 bashkia vore zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll