Politike

GATI për nesër! KQZ: Përfundon shpërndarja e materialeve zgjedhore në 942 qendra votimi!

5 Mars 2022, 20:24 Nga DOSJA
GATI për nesër! KQZ: Përfundon shpërndarja e materialeve

TIRANË– Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se ka përfunduar shpërndarja e plotë e bazës materiale për zgjedhjet e pjesshme vendore që do të mbahen më 6 mars. 654.538 shtetas shqiptarë me të drejtë vote do i drejtohen kutive të votimit më 6 mars për të zgjedhur kryetarët e rinj të bashkive Vorë, Rrogozhinë, Lushnjë, Shkodër, Dibër dhe Durrës. Në të gjitha këto bashki, janë 10.134 zgjedhës që votojnë për herë të parë, që do t’i drejtohen bashkë me të tjerët 942 qendra votimi që do të jenë të hapura nga ora 07:00-19:00.

Njoftimi i KQZ

KQZ Shqiperi njofton shpërndarjen e plotë të bazës materiale për procesin e zgjedhjeve të pjesshme në 6 Bashki të vendit të datës 6 Mars 2022. Ka përfunduar shpërndarja e materialeve zgjedhore në 942 Qendrat e Votimit të Bashkive Shkodër, Dibër, Durrës, Lushnje, Rrogozhinë, ndërsa në Bashkinë Vorë janë shpërndarë pajisjet e votimit dhe numërimit elektronik. Në emër të KQZ falenderoj të gjithë personat e përfshirë në këtë proces dhe veçanërisht komisionerët e Njësive Administrative Shalë, Shoshë dhe Pult, të cilët pavarësisht kushteve tejet të rënda atmosferike, e përmbushën me sukses detyrën e tyre. Gjithashtu falenderoj Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura për ndihmesën në shpërndarje me mjetet e tyre, si edhe Policinë e Shtetit për shoqërimin e bazës materiale deri në destinacionin fundor.

Në të gjitha qendrat e votimit do të zbatohet identifikimi elektronik, ndërsa në Vorë votimi dhe numërimi do të jetë elektronik ku rezultati do të bëhet me dije menjëherë pas zgjedhjeve. Për pesë bashkitë e tjera, rezultati pritet të dalë brenda 48 orëve.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike kqz zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 kqz zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll