Politike

Ministrja e Bujqësisë i “tregon arat” fermerëve: Mbillni grurë!

5 Mars 2022, 20:41 Nga DOSJA
Ministrja e Bujqësisë i “tregon arat” fermerëve:

TIRANË- Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca ka njoftuar sot se Shqipëria nuk mund të importojë më grurë nga Rusia. Këtë deklaratë ministrja e ka bërë gjatë takimit me fermerët në Katundin e Ri, me fermerët e Durrësit, e cila i ka nxitur ata që të shtojnë prodhmin e grurit.

“Kjo sigurisht është një mundësi për prodhuesit vendorë që të fokusohen te gruri, kështu që përpunuesit të mund të marrin grurin, elbin dhe misrin e prodhuar në vend, që tashmë vjen me një cilësi gjithnjë e më të mirë”, tha Krifca.

Pavarësisht se nuk do të ketë më furnizime nga Rusia, ministrja siguron se nuk do të ketë probleme në gjetjen e tregjeve të reja, por nuk jep asnjë opsion të ri se nga do furnizohemi. Dhe ç’është më e rëndësishmja, me çfarë çmimi?

“Ne jemi importues për një pjese te nevojave tona të grurit. Aktualisht nga Rusia nuk mund të importojmë më. Unë kam takuar përpunuesit e grurit në vend për të kuptuar a do të kemi problematika dhe ata më kanë siguruar se në rast problematikish kanë çdo mundësi për t’u orientuar në tregje të reja”, u shpreh ministrja.

Me rëndësi ka që e kuptoi se duhet t’u japin vëmendje fermerëve shqiptarë…

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike frida krifca gruri ne shqieri frida krifca gruri ne shqieri

Sondazh

Poll