Politike

“Shoqata e Konsumatorit” letër Autoritetit të Konkurencës për rritjen e çmimit të naftës

5 Mars 2022, 18:47 Nga DOSJA
“Shoqata e Konsumatorit” letër Autoritetit të

TIRANË- “Shoqata e Konsumatorit” i ka dërguar letër kreut të Autoritetit të Konkurencës, Denar Bibës duke i kërkuar “llogari” për rritjen e çmimit të karburanteve në vend. Referuar ankesave të qytetarëve “Shoqata e Konsumatorit” i kërkon të merren masa të menjëhershme për “fiksimin” e çmimit të karburantit nga 4 operatorët kryesorë ekonomikë në treg që deri më tani një litër naftë e shesin me 230 lekë të reja.

“Shoqata e Konsumatorit” kërkon kryerjen e vazhdueshme të monitorimeve, kontrolleve ekonomike dhe ligjore dhe vendosjen e masave mbrojtëse në favor të konsumatorit. E po ashtu në shkresën zyrtare kërkohet që të bëhet publik dhe çmimi ditor i zhdoganimit të karburanteve në portet e naftës.

“Kërkojmë: marrjen e masave në lidhjen e menjëhershme të çmimit të karburantit nga 4 operatorët kryesore ekonomikë në treg që veprojnë si oligopol në kuadër të një marrëveshjeje të ndaluar. Kryerjen e vazhdueshme të monitorimeve, kontrolleve ekonomike, ligjore dhe vendosjen e masave mbrojtëse në favor të konsumatorit për të mbrojtur interesat. Detyrimin për të bërë publike çmimin ditor të zhdoganimit të karburanteve në portet e naftës sipas çmimeve të bursës nga ana e autoriteeve doganore,”-shkruhet ndër të tjera në letrën zyrtare. Ndërsa për këtë letër, drejtuar shefit të Autoritetit të Konkurrencës, Denar Biba, vendoset në dijeni dhe ministrija e Energjitikës dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku dhe kryeministri Edi Rama.

Aktualisht nafta në vend ka kapur niveleve rekord historike prej 230 lekë për litër, duke tejkaluar nivelin më të lartë prej 190 lekësh që u arrit në periudhën 2008-2009, kur ari i zi në bursa i kaloi 140 dollarë për fuçi. Ndërsa aktualisht në bursa, nafta tregtohet me 90 dollarë për fuçi, por rritja e taksave mbi këtë produkt që nga ajo kohë ka bërë që karburanti në tregun vendas të tregtohet më shtrenjtë. Aktualisht taksat mbi naftën arrijnë në 120-130 lekë për litër, pas shtrenjtimit të fundit (nga akciza, rilicencimi, skanimi, markimi), ose mbi 40 lekë më shumë se 10 vite më parë.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike rritet cmimi i naftes rritet cmimi i naftes

Sondazh

Poll