Politike

Votime në dëborë/ S’pranohet zhvendosja e kutive nga zonat e thella të qytetit të Shkodrës

5 Mars 2022, 20:55 Nga DOSJA
Votime në dëborë/ S’pranohet zhvendosja e kutive nga zonat

Zgjedhjet në temperaturë dimri nuk e ftohën dot debatin e nxehtë mes “Shtëpisë së Lirisë” dhe Partisë Demokratike në KQZ. Në orët e fundit të sprintit elektoral palët ngritën pretendime për manipulim të procesit. Sherri mes të djathtëve bëhet për bastionin demokrat të veriut ku kryebashkiakja në detyrë e Shkodrës, Voltana Ademi kërkoi spostimin e 11 qendrave te votimit, ndërsa PD kundërshtoi.

“Voltana Ademi është palë ka dalë hapur kandidatit te Berishës. Ky është minim i procesit”, tha juristi Marash Logu.

“Po mohoni të drejtën e votës mijëra votuesve”, tha juristi i LSI-së, Altin Kazizaj.

Pas verifikimit në terren, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, i cili kishte rrëzuar transferimin e qendrave të votimit doli në një vendimmarrje të dytë dhe pranoi pjesërisht kërkesën duke i hapur rrugë zhvendosjes sipas parashikimeve të kodit zgjedhor vetëm te 5 qendrave të votimit.

Demokratët e vijuan betejën në KAS, i cili rrëzoi vendimmarrjen e Komisionit, duke mos ndryshuar vendndodhjen e 5 qendrave të votimit të Shalës, e cila është zbardhur nga dëbora. Edhe këtë të shtunë situata me motin është përkeqësuar duke vështirësuar punën për shpërndarjen e materialeve zgjedhore.

Marrë nga Top Channel

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike shkodra zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 shkodra zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll