Politike

Rama merret me këshillimin e Zelenskyyt, Manjani: Mblidh mendjen, shiko se po rriten çmimet

5 Mars 2022, 14:51 Nga DOSJA
Rama merret me këshillimin e Zelenskyyt, Manjani: Mblidh mendjen, shiko se

TIRANË– Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka komentuar telefonatën e kryeministrit Edi Rama me presidentin ukrainas, Volodymir Zelenskyy, ndërkohë që në vend ka probleme të tjera. Në postimin e bërë në Facebook, Manjani shkruan se Rama duhet të heqë dorë nga deklaratat e tij për luftën, por të kujdeset më shumë për çështjet e brendshme. Si përshembull rritja alarmante e çmimeve, përfshirë edhe e çmimit të naftës, që ka kapur 230 lekë për litër. 

“Ec more mblidh mendt e kokës, mblidh dhe kokat e mendjes së këtij vendi e ndalo rritjen e çmimeve! Lëri telefonantat e deklaratat me luftë se je një hiç aty! Hajde qeveris se këtë ditë i duhesh atyre që të votuan të paktën. Merr masa të ndalosh rritjen e çmimeve dhe pse jo uljen e tyre aty ku ishin. Hajde mor firaun se nuk je si gjithë të tjerët ti. 2 milionë njerëz ke për të drejtuar. Mos i lër njerëzit nën thundrën e spekulimit, po hajde merr masa! Qeveris more i paudhë e lëri dënglat ndëkombëtare që hedh rrugëve e që i ke për lajme! Nuk mbulohet rritja e çmimeve me dengla! Sot qeveria duhet të ishte mbledhur dhe të qëndronte e mbledhur duke propozuar zgjidhje për kontrollin e çmimeve të konsumit. Lëre Zelevskin në hallin e vet! Hajde merru me zhele-qeverisjen ku e ke katandisur! Apo do nxjerrësh Elisën të na thotë se me rritje çmimesh bëhen edhe filma!? Bah!!!,”-shkruan Manjani. 

POSTIMI I PLOTË:

 

Aktualisht nafta në vend ka kapur niveleve rekord historike prej 230 lekë për litër, duke tejkaluar nivelin më të lartë prej 190 lekësh që u arrit në periudhën 2008-2009, kur ari i zi në bursa i kaloi 140 dollarë për fuçi. Ndërsa aktualisht në bursa, nafta tregtohet me 90 dollarë për fuçi, por rritja e taksave mbi këtë produkt që nga ajo kohë ka bërë që karburanti në tregun vendas të tregtohet më shtrenjtë. Aktualisht taksat mbi naftën arrijnë në 120-130 lekë për litër, pas shtrenjtimit të fundit (nga akciza, rilicencimi, skanimi, markimi), ose mbi 40 lekë më shumë se 10 vite më parë.

 

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike rritja e cmimit te naftes ylli manjani rritja e cmimit te naftes ylli manjani

Sondazh

Poll