Politike

6 Marsi/ Shpërndahen materialet zgjedhore në Dibër, Cara: S’ka probleme

5 Mars 2022, 13:12 Nga DOSJA
6 Marsi/ Shpërndahen materialet zgjedhore në Dibër, Cara:

DIBËR– Ditën e sotme ka nisur shpërndarja e materialeve zgjedhore në KZAZ 19, në Dibër. Kryetari i kësaj KZAZ-je, Agron Cara është shprehur se shpërndarja e cila ka nisur që në orët e para të mëngjesit, ka filluar në zonat e thella e më pas në ato qëndrore. Po ashtu, Cara ka treguar se janë kryer disa ndryshime për shkak se disa komisionerë kanë pasur probleme shëndetësore.

‘Shpërndarja ka nisur nga njësitë administrative më të larta e më pas vazhdon me Peshkopinë. Deri tani s’kemi pasur asnjë problem. Kemi pasur disa ndryshime me komisionerët, si PS, PD dhe LSI për arsye shëndetësore dhe raste fatkeqësisht. Forcat politike kanë rënë dakord’-tha Cara.

Zgjedhjet e pjesshme lokale do të zhvillohen ditën e nesërme në gjashtë bashki Vorë, Rrogozhinë, Lushnjë, Shkodër, Dibër dhe Durrës. 654,538 shtetas shqiptarë kanë të drejtë të marrin pjesë në votimet e pjesshme të 6 marsit, ndërsa 10,134 zgjedhës votojnë për herë të parë.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike agron cara zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 agron cara zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll