Politike

Dokumentet/ Kandidati i Bashës në Durrës merr nga Rama 450 mijë m2 tokë

5 Mars 2022, 14:38 Nga DOSJA
Dokumentet/ Kandidati i Bashës në Durrës merr nga Rama 450

Dalin dokumentet e dhënies me qira të 450 metra katrorë tokë nga qeveria e Edi Ramës për kandidatin e Lulzim Bashës në Durrës, Luan Hoti. Kontrata është nënshkruar në Tiranë në vitin 2020 dhe vazhdon të jetë në fuqi dhe i është dhënë kandidatit të Bashës për të zgjeruar biznesin e tij.

E pas këtyre dokumenteve, mund të merret lehtë me mend se sa i lirë është kandidati i Bashës në Durrës.

Bashkëqeverisja Rama-Basha pasi shtiu në dorë opozitën duke vrarë zërin e protestës, tashmë ka ardhur në stadin e ndarjes së të mirave materiale.

Afera 3.8 miliardë euro e Portit të Durrësit, ku janë të përfshirë si Edi Rama ashtu edhe Lulzim Basha, është vetëm maja ajsbergut e asaj që pritet të shndërrohet në ditët në vijim, si megaafera e shekullit.

Pikërisht në Durrës po ‘gatuhen’ marrëveshjet e rëndësishme të bashkëqeverisjes Rama-Basha. Fillimisht, iu dha familjes së Luan Hotit, kandidatit të Lulzim Bashës për kryetar bashkie në Durrës, monopoli i rimorkiatorëve të anijeve dhe trageteve nga Saranda e deri në Shëngjin. Tenderi miliona euro i dhënë me firmën e kryeministrit Edi Rama ndahet mes njerëzve pranë Bashës dhe atyre të Edi Ramës. Dhe për këtë s’ka pikë dyshimi.

Si të mos mjaftojë monopoli i portit, sot u zbulua një tjetër aferë e Ramës me kandidatin e Bashës, Luan Hoti.

Denoncimin fillimisht e bëri avokati Kujtim Cakrani, në Facebook ku shkruante se Kujtim Hoti, vëllai i Luan Hotit, ka përfituar nga qeveria 450 mijë m2 tokë në zonën e Lagunës së Karavastasë për të zhvilluar biznesin ‘Agro Fish Hoti’.

Pra, bashkëqeverisja jo vetëm ka kohë që funksionon, por tashmë po jep frytet e para duke ndarë plaçkën.

Publikuar nga Syri.net

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama luan hoti lulzim basha edi rama luan hoti lulzim basha

Sondazh

Poll