Politike

FT/ Rivalë politikë, Manastirliu, Lleshaj dhe Shehu në spitalin e ri të Shkodrës

4 Mars 2022, 14:43 Nga DOSJA
FT/ Rivalë politikë, Manastirliu, Lleshaj dhe Shehu në spitalin e

SHKODËR – Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu vizitoi së bashku me deputetin demokrat Tritan Shehu dhe ish-ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj spitalin e ri të Shkodrës të ndërtuar nga fondacioni “Zoja e Këshillit të Mirë”. Në një status në Facebook, Manastirliu shkruan se ky investim do t’i shërbejë dhe brezave të rinj të mjekëve shqiptarë.

Pavarësisht përplasjeve të vazhdueshme politike mazhorancë-opozitë, Shehu, Lleshaj dhe Manastirliu janë bashkuar për një moment për të parë investimet e reja në shëndetësinë shqiptare.

STATUSI I OGERTA MANASTIRLIUT:
Me kënaqësi vizitova spitalin e sapo ndërtuar të fondacionit “Zoja e Këshillit të Mirë”, i cili do të sjellë një hov të ri në drejtim të cilësisë së shërbimit mjekësor si dhe do të mbështesë edukimin e brezave të studentëve të këtij Universiteti.

Bashkë me drejtuesit e Fondacionit biseduam për bashkëpunimin e mëtejshëm mes institucioneve tona.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ogerta manastiliu sander lleshaj tritan shehu ogerta manastiliu sander lleshaj tritan shehu

Sondazh

Poll