Aktualitet

Vriten nuse e vjehrrë në Devoll! Komshiu u fut t’i grabiste, por i masakroi. Kapet autori

5 Mars 2022, 14:56 Nga DOSJA
Vriten nuse e vjehrrë në Devoll! Komshiu u fut t’i grabiste, por

KORÇË– Një vrasje e dyfishtë ka tronditur fshatin Progër të Devollit, pasi nuse e vjehrrë janë gjetur të masakuara me një copë druri në banesën e tyre. 60-vjeçarja Fatmira dhe vjehrra e saj, 80-vjeçarja Bukurie Bami, u qëlluan për vdekje me sende të forta nga komshiu i tyre, 36-vjeçari Ali Zili. Ky i fundit, ishte futur në banesën e tyre për të grabitur, por pasi hasi rezistencë, vendosi që t’u merrte jetën. Ngjarja mendohet se ka ndodhur mbrëmjen e 4 marsit, 2 ditë pasi vajza e 60-vjeçares ishte kthyer në Greqi, vend ku edhe banon.

Mesa duket, 36-vjeçari ka menduar se e reja ka sjellë të holla dhe ka shkuar për t’i grabitur, por në momentin që dy gratë e kanë kundërshtuar, ka vendosur që t’u marrë jetën. Trupat e pajetë u gjetën ditën e sotme, rreth orës 15:15, nga kryeplaku i fshatit dhe nga Policia e Shtetit. Sipas kryeplakut, Nevruz Hoxha, dy viktimat janë gjetur të shpërfytyruara totalisht nga goditjet në fytyrë me dru zjarri. Mësohet se Zili i ka dhunuar duke i tërhequr zvarrë pasi në vendngjarje shihen flokët e shkulura të viktimave.

60-vjeçarja ishte vrarë në dhomën ku qëndronte, ndërsa vjehrra e saj ishte gjetur e pajetë në korridor, ndoshta pasi ka tentuar që të dalë e të kërkojë ndihmë. Për mediat, banorët e fshatit e kanë përshkruar Zilin si një person të dhunshëm, ndërsa i vëllai Gjergji Zili tha se ai konsumonte alkool. Sipas tij, sa herë i vëllai konsumonte alkool bëhej i dhunshëm, madje vetë ai para dy javësh e kishte denoncuar në Polici. Ndërsa sqaroi se versioni parave të papaguara për drutë e dimrit nuk qëndronte.

Zili tha se i vëllai kishte marrë paratë për drutë që u kishte dërguar dy grave, e se ato nuk i kishin borxhe, por shton se e ka të paqartë shkakun që mnd të ketë sjellë në ekzektuimin e tyre. Vetë autori e ka pranuar vrasjen, por nuk ka dhënë asnjë detaj tjetër lidhur me shkakun e vrasjes së dyfshitë që e shtyu t’i merrte jetën dy grave. Të dyja jetonin vetëm në Korçë, pasi bashkëshortët u kishin ndërruar jetë, ndërsa fëmijët e tyre jetonin në Greqi.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

Vrasje e dyfishtë në Devoll, komshiu: S’e kishte për herë të parë! Vareni në mes të fshatit

EMRAT/ Vrasja e dyfshitë në Devoll,kush janë nuse e vjehrrë që u gjetën të pajeta në banesë

Tronditet Devolli, vriten dy gra të moshuara, Policia jep të dhënat e para: Ç’ndodhi?

vijon…

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet bukurie bami fatmira bami korce vriten nuse e vjehrre ne korce bukurie bami fatmira bami korce vriten nuse e vjehrre ne korce

Sondazh

Poll