Aktualitet

VD-Vrasja për lekët e druve? Vëllai i autorit: Paratë i ka marrë, kur pinte s’dinte ç’bënte

5 Mars 2022, 17:55 Nga DOSJA
VD-Vrasja për lekët e druve? Vëllai i autorit: Paratë i ka

KORÇË- Gjergji Zili, vëllai i autorit për vrasjen e dyfishtë në fshatin Progër të Korçës, ka mohuar faktin se viktimat i kishin mbetur borxh vëllait të tij. Lekët e druve të shitura vëllait ia kishte dhënë 60-vjeçarja Fatmira Bami, të paktën kështu pretendon Zili, duke e lënë ende të paqartë rrethanat e ngjarjes. Në një intervistë për mediat, ai tha se i vëllai Ali Zili 36 vjeç, ishte përdorues i alkoolit dhe kur ai pinte, askush s’duhet t’i dilte përpara pasi bëhej i dhunshëm. Madje shtoi se dy javë më parë Ali Zili ka qenë arrestuar nga policia për dhunë në familje.

 

“Unë ia kam lënë shtetit të veprojë. Ai është larguar para dy ditësh nga shtëpia. Shtetit të marrë masat, lekët që nxirrte i harxhonte në klub. I kam thënë Policisë, para 3 javësh ishte në Komisariat. I kam thënë që të mos e lëshonin. Ja si e kreu vrasjen. Po të pinte alkool, nuk duhet t’i fliste njeri. Jo, lekët e druve ia ka dhënë në dorë. Më vjen shumë rëndë t’u dal para asaj familje dhe fshatarëve,”-tha para kamerave Gjergji Zili.

LAJMI KRYESOR: Vriten nuse e vjehrrë në Devoll!Komshiu u fut t’i grabiste,i masakroi.Në pranga nga Policia

(k.m.dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet vriten nuse e vjehrre ne korce vriten nuse e vjehrre ne korce

Sondazh

Poll