Aktualitet

Vrasje e dyfishtë në Devoll, komshiu: S’e kishte për herë të parë! Vareni në mes të fshatit

5 Mars 2022, 18:11 Nga DOSJA
Vrasje e dyfishtë në Devoll, komshiu: S’e kishte për

KORÇË– Banorët e fshatit Progër, të gjithë të prekur nga vrasja makabre e nuses dhe vjehrrës, Fatmira dhe Bukurie Bami, kanë kërkuar dënim maksimal për autorin 36-vjeçarin, Ali Zili. Për këtë të fundit kanë shtuar se ishte i dhunshëm dhe se nuk e kishte herën e parë që shkonte në Polici, por e nxirrnin brenda pak orëve. 

“E kam fshatar si nuk e njoh. Ta varim këtu! Ai nuk e ka herën e parë këtë gjë që bën. Policia e Devollit e merr, e lëshon, ta varrim këtu në mes të fshatit. kaq kam unë…”,-tha një prej banorëve për autorin e krimit të dyfishtë.

Policia sqaron se pas identifikimit është arrestuar në flagrancë edhe autori i ngjarjes 36-vjeçari Ali Zili, i cili kishte hyrë në banesën e viktimave për t’u marrë paratë, por në momentin që ka hasur në rezistencën e tyre, i ka dhunuar ato me sende të forta duke ju shkaktuar vdekjen. Bukurie Bami dhe Fatmira Bami jetonin vetëm, pasi burrat e tyre kanë vdekur. 

LAJMI KRYESOR: Vriten nuse e vjehrrë në Devoll! Komshiu u fut t’i grabiste, i masakroi. Në pranga nga Policia

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet vriten nuse e vjehrre ne korce vriten nuse e vjehrre ne korce

Sondazh

Poll