Aktualitet

Rritja e çmimit të karburanteve, Tomorri: ‘Naftën’ na e bëri qeveria

5 Mars 2022, 16:59 Nga DOSJA
Rritja e çmimit të karburanteve, Tomorri: ‘Naftën’

TIRANË- Gazetari Klodian Tomorri ka akuzuar qeverinë për mosreagim dhe mënjanim në rritjen e çmimit të naftës në vend. Në një status në Facebook, Tomorri u shpreh se pavarësisht krizës globale në vende si Italia apo Britania rritja nuk i ka tjekaluar 3 deri në 5 %, ndërsa në vendin tonë brenda 24 orëve të fundit çmimi i naftës ka shkuar 230 lek për litër nga 195 që ishte ditën e djeshme, duke pësuar një rritje prej gati 18%.

Ne Tirane dje cmimi i naftes ishte 195 leke per liter. Sot eshte 230 leke per liter. Pra cmimi i naftes per shqiptaret u rrit me 35 leke ose 23.5 pens per liter ose 18 per qind brenda nates.”-shkruan Tomorri.

Ai shprehet se në asnjë moment qeveria e udhëhequr nga kryeministri Rama nuk ka tentuar të udhëzojë kompanitë e furnizimit të karburantëve qv të mos abuzojnë me çmimet duke përfituar nga situata në Ukrainë.

Statusi i plotë:

Aktualisht nafta në vend ka kapur niveleve rekord historike prej 230 lekë për litër, duke tejkaluar nivelin më të lartë prej 190 lekësh që u arrit në periudhën 2008-2009, kur ari i zi në bursa i kaloi 140 dollarë për fuçi. Ndërsa aktualisht në bursa, nafta tregtohet me 90 dollarë për fuçi, por rritja e taksave mbi këtë produkt që nga ajo kohë ka bërë që karburanti në tregun vendas të tregtohet më shtrenjtë. Aktualisht taksat mbi naftën arrijnë në 120-130 lekë për litër, pas shtrenjtimit të fundit (nga akciza, rilicencimi, skanimi, markimi), ose mbi 40 lekë më shumë se 10 vite më parë.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet edi rama klodian tomorri lufta ukraine-rusi rritet cmimi i naftes edi rama klodian tomorri lufta ukraine-rusi rritet cmimi i naftes

Sondazh

Poll