Aktualitet

Rritja e çmimit të naftës e benzinës, Rama ngre supet: Kontrolli s’varet nga qeveria

5 Mars 2022, 17:38 Nga DOSJA

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka replikuar me ndjekësit e tij në Facebook për rritjen e çmimit të naftës dhe të miellit në vendin tonë, duke u shfajsuar me luftën, ndërsa po ashtu shton se nuk e kontrollon do ai dhe qeveria rritjen e çmimeve. Sipas tij, Shqipëria nuk mund t’i shpëtojë ndikimit dhe pasojave të luftës në Ukrainë, madje justifikohet me faktin që në Europë çmimet po rriten më frikshëm se në Shqipëri, vetëm se harron çështjen e pagave dhe standardit të jetesës që nuk mund të jetë i njëjti.

“Qe s’eshte e drejte kjo nuk diskutohet, po s’ka si te mos ndodhe ne keto kushte alarmi ne te gjitha tregjet dhe me sanksionet ndaj Rusise qe eshte eksportuesi me i madh ne Europe i gazit, naftes dhe grurit, por ama nga ana tjeter s’ka se si te mos e marrim edhe ne bashke me tere te tjeret, nje pjese te barres se luftes se ukrainasve kunder nje agresioni ushtarak mbi shtetin e tyre sovran e demokratik, sepse historia na ka mesuar me shume se nje here qe kush mbyll syte kur i vjen tjetrit lufta ne shtepine e vet, shume shpejt e ka luften ne shtepine e tij!,”-shkruan Rama në përgjigjet e tij. 

RAMA DHE PËRGJIGJET NË FACEBOOK: 

Komentuesi: Opinioni qytetarve i meret me referendum jo me copa letre pacavure , po ty as te rruhet per qendrimin qe kan qytetaret. Se je nje Klloun nje dordolec nje palaco cirku. po si mer faqezi ka shku nafta 2400lek/ liter dhe dita dites vazhdon rritja , dhe ti nuk e rruan fare , nuk denjon te ulesh taksen tek karburanti?!

Edi Rama: Sharjet nuk jane argumenta, nderkohe per rritjen e naftes cilido qe e ka idene se ne cfare kohe po jetojme, se cfare lidhje ka Rusia me cmimet e energjise dhe naftes, si edhe cfare lidhje ka lufta ne Ukraine me kete teme, jo vetem nuk shan ne hava sic po bejne disa fatkeqesisht, po kupton qe nuk eshte koha per t’ia futur kot, nderkohe qe me siguri kupton edhe c’do te thote fakti se vetem ne Shqiperi s’po rritet ende cmimi i energjise elektrike, ka te beje me te verteten e thjeshte se kjo qeveri po e mban me dhembe kur i thone llafit aty ku ishte para krizes, po kupton edhe se klloun, dordolece e palaco jane pikerisht ata qe edhe ne keto dite kaq te zymta per boten ku jetojme, shajne e akuzojne duke turperuar vete kategorine njerezore!

Komentuesi: Cfare po ndodh me cmimin e naftes dhe miellit si eshte e mundur qe nuk ka nje kontroll per keto gjera seshte e drejte te rriten cmimet ne cdo sekond duhet te keni nje sgjidhje per kete

Edi Rama: Po behet lufte, lufte prej verteti, lufte me bomba e me viktima e me plage te jashtezakonshme, kjo po ndodh dhe po te ishte i mundur kontrolli i cmimeve nga qeveria, do e kishte ndonje qeveri ne Europe ku cmimet po rriten edhe me frikshem se ketu, nderkohe qe ketu nuk po rritet ende energjia elektrike, pikerisht sepse shteti qe e shet dhe e blen energjine, ndryshe nga nafta e mielli e tere te tjerat qe shiten e blihen nga privatet, po e mban me dhembe kur i thone llafit pikerisht qe te lehtesoje sadopak familjaret! Qe s’eshte e drejte kjo nuk diskutohet, po s’ka si te mos ndodhe ne keto kushte alarmi ne te gjitha tregjet dhe me sanksionet ndaj Rusise qe eshte eksportuesi me i madh ne Europe i gazit, naftes dhe grurit, por ama nga ana tjeter s’ka se si te mos e marrim edhe ne bashke me tere te tjeret, nje pjese te barres se luftes se ukrainasve kunder nje agresioni ushtarak mbi shtetin e tyre sovran e demokratik, sepse historia na ka mesuar me shume se nje here qe kush mbyll syte kur i vjen tjetrit lufta ne shtepine e vet, shume shpejt e ka luften ne shtepine e tij!

Aktualisht nafta në vend ka kapur niveleve rekord historike prej 230 lekë për litër, duke tejkaluar nivelin më të lartë prej 190 lekësh që u arrit në periudhën 2008-2009, kur ari i zi në bursa i kaloi 140 dollarë për fuçi. Ndërsa aktualisht në bursa, nafta tregtohet me 90 dollarë për fuçi, por rritja e taksave mbi këtë produkt që nga ajo kohë ka bërë që karburanti në tregun vendas të tregtohet më shtrenjtë. Aktualisht taksat mbi naftën arrijnë në 120-130 lekë për litër, pas shtrenjtimit të fundit (nga akciza, rilicencimi, skanimi, markimi), ose mbi 40 lekë më shumë se 10 vite më parë.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike edi rama rritet cmimi i naftes edi rama rritet cmimi i naftes

Sondazh

Poll